Haskuka thotë se janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tregon se si komunë janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë.“Duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, Komuna e Prizrenit që nga viti i kaluar ka përgatitur dhe ka vënë në funksion platformën dixhitale EduPrizren.net. “ tregon Haskuka.“Në këtë platformë janë të qasshme 1460 video ligjërata, me animacione e video grafika, ku bëhet shpjegimi i ilustruar dhe i vizualizuar i njësive mësimore”.“Prizreni është ndër komunat e para që ka përgatitur një platformë të tillë dixhitale, e cila shërben si burim i mësimit cilësor. Andaj nxënësit e klasave 1-9, prindërit dhe mësimdhënësit mund ta shfrytëzojnë këtë platformë gjatë kësaj periudhe, por edhe në çdo kohë!”“Në platformë mund të qaseni nëpërmjet linkut: https://eduprizren.net/”.