Haxhiu: Bashkatdhetarët nga sot mund të fitojnë të drejtën e pronësisë në pronat e Kosovës

                      Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkëatdhetarët dhe shtetasit e huaj do të mund të përfitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e luajtshme në Republikën e Kosovës.Sipas saj, kjo e drejtë do të mund të shfrytëzohet nga dita e sotme, pas nënshkrimit të Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit.“Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e luajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor”, ka thënë Haxhiu. Sipas të parës së drejtësisë, kjo e drejtë po rregullohet me qëllim që bashkëatdhetarët të mos privohet nga posedimi i pronës.“E drejta për posedim të pronës tashmë po rregullohet asisoj në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët tanë dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë”, ka thënë tutje Haxhiu.