Haziri: Kurti nuk ka ardh me qeverisë, por për drama e viktimizime 

                           Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se po dëshmohet që kryeministri Albin Kurti nuk është në qeveri për të qeverisur, por për të krijuar dramë e për t’u viktimizuar më pas.Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për siç ka shkruar ai, sjelljen e tij me qytetarët, duke e quajtur të ligë, idhnak dhe të padinjitet.“Përkitazi me situatën dramatike të krijuar nga kryeministri Kurti, po e përsëris statusin e para disa ditëve për krejt ata që nuk e kanë lexuar, me një koment shtesë pasi u dëshmua ajo që e kemi thënë vazhdimisht – Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!”, ka shkruar Haziri në Facebook. “Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën dhe para kujt me dërgu lule?!”, ka pyetur tutje Haziri.