Hekuran Shala vdesë nga therrja me thikë

                       Njoftimi i zëdhënësit të Policisë  Rajonale në Prizren  togeri Shaqir Bytyçi, njofton se mbrëmë.  Pra me datë 10 gusht 2025,  rreth orës 21 e 20 Policia e Kosovës ka pranuar informacion se nje person me lëndime është dërguar në Emergjencën e  spitalit të  Prizrenit

Sipas mjekëve, viktima,  mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”. “Patrullat policore janë nisur menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ishte  në arrati”, tha Bytyqi. Kurse po sot, togeri Shaqir Bytyçi, ka  bërë të  ditur se i dyshuari është arrestuar  për vrasjen me thikë të një personi në Zhur të Prizrenit..Ai shtoi se është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Përderisa tashmë e ditur se i ndjeri ishte Hekuran Shala.