HIMN HUMANIZMI DHE GUXIMI NË FUNKSION TË PAJTIMIT-Shkruan;Gëzim AJGERAJ, shkrimtar botëror



Librin që tashmë e kemi në dorë, nuk është thjeshtë vetëm një monografi, për zotin Pjetër Gjoka, por një dëshmi e gjallë e fuqisë pajtimit, por ajo është edhe një homazh për një figurë shumë të rëndësishme që tashmë është edhe pjesë e historisë kombëtare të pajtimeve. Kohët tona pos problemeve të mëdha shoqërore, patën dhe kaluan edhe ndasi të thella të hakmarrjes (si problem edhe i trashëguar në shoqërinë shqiptare) që ka kërcënuar dhe kërcënon vazhdimisht genin e shoqërisë sonë. Dhe pikërisht në kohët e fillit të demokracisë, kur kjo plagë po përhapej me të madhe, shfaqen figura si Pjetër Gjoka, si një pishtarë shprese dhe një misionarë i vërtetë i pajtimit dhe paqes. Kjo monografi pasqyron dritë jo vetëm për jetën e pasur e plot trashëgimni të përkushtuar të Pjetër Gjokës, por edhe një rrugëtim të pa lodhur në çdo cep të hapësirave shqiptare, duke hyrë derë më derë në familjet shqiptare të ndara nga gjakmarrja. Me shumë përkushtim, durim e urtësi, por edhe me shumë dashuri për lirinë e njeriut, Ai nëpër shumë familje i’a arriti të shkrijë akullin e urrejtjes, të shkulë hasmërinë dhe të shpëtojë qindra jetë nga vrasja dhe vdekja e sigurt. Ai nuk ishte vetëm një ndërmjetës mes familjeve; ishte një mehlem për shpirtrat e trazuar nga urrejtja, ringjallës i shpresës për paqen dhe dritën, i cili përmes mesazheve të pajtimit e faljes, riktheu dinjitetin njerëzorë dhe humanizmin, në ato familje ku kishte humbur prej kohësh. Brenda librit shpalosen aftësitë e Pjetrit për ta ndërlidhur trashëgimninë e pasur kulturore shqiptare me parimet e përgjithshme universale të paqes. Duke qenë i brumosur thellësisht me kulturën dhe traditën shqiptare, e në të njejtën kohë si një vizionarë që shikon përtej kufinjëve të ngushtë të hakmarrjes, por drejt një të ardhmeje që themelet i ka në mirkuptim, harmoni e bashkëjetesë. Kontributi dhe puna e tij dëshmon se edhe në momente më të vështira e të errëta, fryma humane e njerëzore ka fuqi për të kapërcyer urrejtjen, ndasitë e dhunën, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi e paqeje. Dhe derisa po shfletoja këtë monografi për Pajtimtarin Pjetër Gjoka, më kujton shumë figura kombëtare që i shërbyen atdheut e kombit, dhe i dhanë dritë të ardhmes së tij. Kujtoj vitet `90- të, të shekullit të shkuar dhe lëvizjen e pajtimit të gjaqeve në Kosovë, si iniciativë studentore e cila u shndërrua në aksion mbarkombëtarë për pajtim. 2/3 Kujtoj ato vite kur në krye të kësaj lëvizjeje mbarëkombëtare për pajtim, na printe urtaku i madh, prof. Anton Çeta, i cili me tërë kapacitetet e tij, u vu në ballë të këshillit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Na duhej një pajtim i tillë, na duhej një bashkim, sepse po vinin kohë të zymta, e na priste lufta. Dhe jo rastësisht e thot Pjetër Gjoka: “Aty ku e la Anton Çeta, ne do vazhdojmë misionin deri ta realizojmë”. Nuk lëmë dot pa e përmendur, edhe një figurë shumë të rëndësishme të këtij misioni i cili ishte për krah Anton Çetës i cili dha kontribut të çmuar edhe në aksionet e pajtimit të Gjaqeve në Kosovë. Motoja e tij ishte “Vëllazërimi dhe Pajtimi”, një aspekt thelbësorë i misionit të tij për promovimin e Vëllazërimit dhe pajtimit mes njerëzve, pavarësisht përkatësive fetare. Unë jam shumë i bindur se misioni i Pjetrit, ka qenë i frymëzuar edhe nga kjo moto e të Madhit Dom Lushi. Nëse nana Terezë gjithë jetën e vet do të lutej për paqe e dritë për njerëzimin, ne duhet të jemi krenarë se ajo ishte shqiptare dhe perfaqesonte vyrtytin njerëzorë e kombëtarë por edhe zërin e Zotit. A nuk e degjoi lutjen e saj krejt bota, dhe ne ndjehemi krenarë. E po ky vyrtyt, ky zë i shenjetereshes së Zotit, a nuk është edhe vyrtyt i trashëguar edhe tek Pjetër Gjoka. Është kushtrimi për paqe, për mirësi e harmoni mes njerëzve, është zëri për lirinë njerëzore, për një botë të lirë e liri të plotë për secilin njeri të Zotit.! Durimi dhe urtësia e Pjetër Gjokës, më kujton Rugovën e madh apo “Gandin e Ballkanit”, i cili për çështjen e kombit; “Mishëroi durimin dhe urtësinë në kërkimin e paqes”. Pjetër Gjoka ka pasur fatin të veprojë si misionarë në Lezhën e Beslidhjes, pikërisht aty ku më 2 mars 1444, Princat Shqiptarë më në krye Gjergj Kastriotin, Lidhën “Besën për Bashkim”, por ishte edhe pikë tjetër kyqe pasi princi Lek Dukagjini, shpalosi kushtetutën e kohës; “Kodi i Maleve”, i quajtur “Kanuni i Lek Dukagjinit”, që mësoi popullin të vetëqeveriset. Ky Kanun me 1263 nene, i cili edhe sot studijohet nëpër disa Universitete të botës, deri në Amerikën e largët. 3/3 A nuk janë këto frymëzime që e kanë mishëruar dhe përcjellur misionin e pajtimtarit Pjetër Gjokës. Dhe pikërisht mbi këtë dokument të vjetër, ky mision synon pajtim e bashkim kombi. Duke sjellë ngjarjet në mënyrë kronologjike nëpër mote e dekada, aktivitet e kontribute të Pjetër Gjokës, do të shërbejnë si frymëzim edhe për breza të tërë. Le të shërbej ky libër jo vetëm si biografi, monografi apo edhe auto biografi për Pjetër Gjokën, por edhe si një shembull dhe dëshmi e gjallë e kohës që po e jetojmë, dhe një pasqyrë e gjallë e një shembëlltyre shqiptare, dhe e mënyrës se si një njeri me përkushtimin e tij, mund të ndryshojë fatin e shumë familjeve shqiptare, fatin e një mase të gjerë të popullit dhe etnisë që i takon. Përmes këtyre rreshtave, lexuesi do të njihet me veprën e një shembëlltyre siç është Pjetër Gjoka, dhe filozofinë e një çështje shumë të rëndësishme, duke shpalosur sfidat, sakrificat dhe kontributin e tij. Le të jetë kjo dëshmi për Pjetër Gjokën një kujtesë e mirë se paqja nuk është e pa arritshme, por një proces që kërkon vullnet, kurajo, përkushtim e besim të pa thyeshëm për mirësinë e njerëzimit. Trashëgimnia e tij është vlera e thesarit që na mëson e rrëfen se pavarësisht sfidave dhe pengesave që dalin, ka gjithmonë rrugë dhe rrugëdalje që qojnë drejt pajtimit, e këtë vizion e gjejmë tek Pjetër Gjoka. Nga gjithë ajo që sollëm dua të përcjell edhe mesazhin tim personal; “Le ti bashkohemi kësaj nisme të misionarëve që të gjejmë rrugën e përbashkët të unitetit e të bëhemi model në botë, ashtu siç i takon shqiptarit. Të gjejmë forcën e të rikthejmë besimin, të rikthejmë paqen dhe qetësinë, të ruajmë jetët njerëzore, të forcojmë kohezionin shoqërorë të promovojmë vlera të larta njerëzore, dhe të nderojmë trashëgiminë kulturore shqiptare. Ju misionarët e paqes; jeni heronjtë e heshtur të kombit. Paçi lavdinë e përjetshme në altarin e Atdheut”. Paq shnet e të paqim me të mira Pjetër Gjoka. Në suksese të reja. Shum respekt! Falemleminderit për durimin! Grabs, Zvicër, 04. Korrik, 2025/QendraPress/