Hisen Berisha i PDK-së thirrje për mobilizim kombëtar: Ta ndalim Kurtin, do të nënshkruajë marrëveshje të keqe në Bruksel

                   Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ka bërë thirrje për mobilizim kombëtar siç thotë për ta ndalur Albin Kurtin për të mos e dëmtuar Kosovën.Berisha përmes një postimi të gjatë në Facebook ka shkruar se përmes këtij mobilizimi duhet thënë jok marrëveshjes franko- gjermane, evropiane apo siç e quan ai të marrëveshjes Veton Surroi – Aleksander Vuçiq dhe të ndalet tendenca me të gjitha mjetet politike, shkruan Reporteri.net.Deputeti i PDK-së thotë se nesër Kurti, pritet të nënshkruaj një marrëveshje të keqe për Kosovën, e cila jo që nuk e ka në qënder njohjen por e fut Kosovën në një proces të ri politik.

Postimi i tij i plotë:

Mbajtja në qeverisje e Kurit, është në interesin e Vuçiq e Serbis!

Në emër të kësaj, pra mbajtjes në qeverisje të Kurtit, pra klanit të tradhtisë, Po! Mund t’ia zgjasin duart njëri tjetrit me Vuçiqin por ndoshta jo me 27 Shkurt, sepse ju duhen seriale tjera krizash.

Vuçiq është tepër i interesuar dhe investon secilën ditë, që në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës të jet Albin Kurti.

Prandaj, në platformën e tyre të veprimit politik janë krizat, ngase vetëm përmes krizave permanente, këta mund të mbahen në pushtet.Të gjithë kryeministrat e Kosovës, kanë rënë nga pozita, për shkak se Vuçiq s’ka pasur interes ti ketë përballë, sepse ishin pengesë për Serbin, në pretendimet ndaj Kosovës – shtet i pavarur e sovran në tërë territorin e strukturuar në flamurin shtetëror, të njohur ndërkomb’tarisht, nga SHBA, në kufinjt ekzistues.Kurse Albini është investimi i Serbisë dhe mafies ruse në Ballkan, përmes aferës korruptive në diplomaci dhe besoj shumë, se do të jetë Kryeministri i parë në Kosovë, që ka me mbaru mandatin e plotë.Një është e sigurt se në zgjedhjet e ardhshme s’ka pare ruse as serbe që do mundet të ia ricikloj mandatin.Prandaj duhet mobilizim kombëtar ta ndalim mos ta dëmtoj Kosovën. Ti themi Jo, kësaj marrëveshje franko- gjermane, evropiane apo Veton Surroi – Aleksander Vuçiq dhe ta ndalim ketë tendencë me të gjitha mjetet politike!Njohja “de fakto” (formula që rregullonte raportet në mes dy Gjermanive, të ndara pas LDB, për bashkim në një të ardhme), është preambula e tekstit që propagandon Albini, është manteli i mashtrimit të falangave serbe, në qeverinë aktuale kosovare.Kur kësaj njohje “de fakto”, i shtojmë “zajednicën” dhe përligjen e kishës ortodokse me status eksterritorialitetit apo si status shtetëror, nën autoritetin e sinodit rus, siç e interpretojnë ky ekip negocues qeveritarë, është rrethanë që e bënë jo vetëm shembjen e shtetësisë së Kosovës, por kthimin në ofertën e Millosheviçit “më shumë se autonomi, e më pak se pavarësi”.Neser, 27 Shkurt 2023, në Bruksel, kuislingu Albin Kurti, pritet të nënshkruaj një marrëveshje të keqe për Kosovën, e cila jo që nuk e ka në qënder njohjen por e fut Kosovën në një proces të ri politik.Nga kjo marrëveshje, do të prodhohen tri detyrime të rrezikshme për të ardhmen e integritetit territorial, sovranitetit politik dhe përespektivës zhvillimore të Kosovës.1. Obligimi i themimit të asosacionit me komuna me shumicë komunitet serb, i cili tash do të themelohet si detyrim nga marrëveshja sipas planit franko-gjerman, jo më si detyrim kushtetues apo i marrveshjes së vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me një statut të miratuar e autorizuar nga qeveria e Kosovës në frymen e Kushtetutës. Por, ky asociacion si “territor serb” në trupin e Kosovës themelohet me një statut të miratuar e harmonizuar në mes BE dhe Serbis, ku BE është arbitri dhe garantuesi në këte rast.

2. Tjetërsimi i statusit të kishes ortodokse, që e vendos mbi sovranitetin e shtetit dhe do të uzurpoj dhe tjetërsoj krejt trashigimin shqiptare ortodokse dhe do të jet shtet mbrenda shtetit.

3. Ingirencat e Serbis mbi komunat me shumicë serbe, që do të i legalizohen me paragrafin 7, të kësaj marrëveshje. Rrjedhimisht Kosova do ta ndaj pushtetin me Serbin në mbi 10 komuna e mbi objejtet religjioze me eksteritoralitet si, patriarkana e Pejës, Perzerenit, Manastiri i Deçanit , Graqanices e të tjera, që do përfshijn 42% të territorit dhe e bëjnë hartën e Kosovës të duket si lëkurë leopardi.

Kryeministri me 20 vite aktivizëm, arriti me ardhë në pushtet në momentin kritik, për ta bërë tradhtin e madhe.

Procesi politik ka perfunduar me mbarimin e ICO Peter Faith, vendimin e GJND, shpalljen e pavarësis së Kosovës dhe njohjen nga SHBA në kufijt ekzustues. Cili është misioni juej Kryeministër. Nëse ia bën ketë tradhti Kosovës do mbetesh në historinë e re si Albin Kurt Pashë Toptani i Kosovës.