Homazhe me rastin e ditës së çlirimit të Prizrenit, institucione, veteranë e shumë subjekte politike e deputetë

     Sot, me rastin e ditës së çlirimit të Prizrenit sot, filloi më homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë ku ishin bërë bashkë shoqatat e dala nga lufta, kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja e kuvendit Antigona Bytyqi, veteranë të luftës familje dëshmorësh, subjekte politike si dhe kishte ardhur edhe gjeneral Kudisi Lame e shumë luftëtarë e komandat të luftës. Pas këtyre homazheve kryetari i Komunës Shaqir Totaj me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe tha se kjo datë është më e rëndësishme në historinë tonë të re.  Kryesuesja Antigona Bytyçi, duke uruar këtë datë ka theksuar s kjo datë është më rëndës tha kjo liri dhe pastaj ka vazhduar.  Në emër të shoqatave të dala nga lufta kryetari i OVL-së Isa Berisha duke uruar këtë datë ai ka falënderuar të gjithë ata që sot po e madhështojnë këtë datë, Unionin e studentëve të UPZ pastaj edhe komunën dhe të gjithë shoqatat e dala nga lufta.  Komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 125 Osman Çerreti , tha urojë të gjithë ata që patën fatin me 12 qershor 1990 që hyjnë në Prizren. Kurse këtu dikur ishte Bora, e sot këtu pushojnë dëshmorët e atdheut tha ai Dita e sotme ka një varg aktivitetesh për ta nderuar këtë datë të madh të lirisë /QendraPress/