Homazhe tek varrezat e Dëshmorëve këto data janë të veçanta sepse ndryshuan historinë e re të Kosovës tha Gashi

Për të nderura epopenë e Lavdishme të UÇK-së dhe për të nderuar sakrificën legjendare te familjes Jashari dhe komandantin legjendar Adem Jashari, sot shoqatat e dala nga lufta bashkë me Kuvendin Komunal të Prizrenit e filluan me nderim të dëshmorëve në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ku ishte edhe nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi , drejtor të ekzekutivit përfaqësues e zyrtar të shoqatave të dala nga lufta si dhe veteranë e ish luftëtar të lirisë. Pas homazheve me këtë rast nënkryetari i Komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, tha se sot, jemi këtu për të nderuar e respektuar rënien për të mos vdekur kur familjen Jashari e në nderim të komandantit tonë legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të rënë për këtë liri që sot, po e gëzojmë. Kryesuesja e Antigona Bytyçi, tha se sot ,jemi në nderim të Familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të Kosovës, Kurse ne sot jemi pa strategët e kësaj lirie të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë, Urojmë që lirin e fituar të gëzojmë e ta vlerësojmë tha ajo. Kryetari i OVL-së Dega në Prizren Isa Berisha, me këtë rast tha se sot, jemi këtu dhe jemi më ndryshe se viteve tjera. Ai falënderoi DKA-në në Prizren, për bashkëpunim. Sepse jemi në përkujtim të luftës për liri të familjes Jashari e komandantit të pavdekshëm Adem Jashari. Kurse po këtë aktivitet rikujtimi për këto familje e komandantin e kemi edhe për dëshmorët e lirisë nesër,mbrëma me ndezjen e zjarreve në të gjitha ato pika ku kishte beteja të UÇK-së. Historia nuk mund të rishkruhet,sepse vulën e kësaj historie e kanë vendos strategët qe tani janë n[ mbrojtjen finale të luftës së drejtë të UÇK-së.
Pas kësaj buqeta lulesh dhe nderime u bënë edhe tek lapidarët e heronjve: Ismail Kryeziu në Arbanë,tek heroi Bashkim Suka, Salajdin Berisha tek shtatoret e heronjve : Pal Paluca, Agim Shala, Ismet Jashari dhe për ta përmbyllur me nderime dhe buqeta lulesh tek Monumenti i lirisë dhe shtatores së komandant Remzi Ademaj.