Hoteli 1 dhe 2 ”Margjokaj” në Velipojë me 70 dhoma, mikëpritje të veçantë për kosovarët dhe pushuesit tjerë.

Velipoja, tashmë është bërë njëra ndër pikat më të preferuara për pushime në gjithë bregdetin shqiptar. Plazhet e bukura, të gjëra, rëra kualitative , ajri i veçantë e bëjnë Velippjën një pikë referuese tashmë jo vetëm për kosovarët , por edhe për gjermanët e të tjerë turistë. Në mesin e shumë objeteve hoteliere është edhe Hoteli numër 1 dhe numër 2 .Hoteli i Margjokaj, që gjenden afër plazhit i, afër qendrës në një hapësirë të bukur të Velipojës.Shumë mysafirë që ishin pushues në këto hotele për ‘’QendraPress’ nuk kanë kursyer fjalët miradije, për stafin e sjellshëm, plotë dashamirësi, e për pastërinë e madhe e të veçanëtë që kanë këto dy hotele.Kështu flasin edhe qifti bashkëshor Bislim e Arëbërie Gashi nga Prizreni, që e ngritën ne peidestal ushqimin e këtij hoteli si dhe pastërinë brenda hotellt dhe përkujdesin. Edhe Amela e Robert Hansen nga Gjermania kur folën për ‘’QendraPress’’ thanë se kulaiteti i ushqimit dhe shërbimit nuk dallon nga ato në Gjermani. Kurse e veçantë tjetër është se këtu ka ajër të mirë e ujë të pastër. Kjo na detyroi të kërkojnë pronarin e këtyre hoteleve njeriun e urtë e punëtorë Dod Margjokaj, por ai ishte si bleta dhe nuk arritëm të takojmë.Por, takuan të birin e tij Mirian Margjokaj, i cili na tregoi si ati i tij Dod Margjokaj nga viti 1994 ka filluar me tregëti pastaj markete kurse tashë e 5 vite kanë hyrë në botën hoteliere.. Ai tregon se me kosovarët kalojnë tepër mirë dhe prioritare e kanë të sigurojnë ushqime sa më tradicionale e të mirë të gatuara.Por, pohon se pak po reklamohet turizmi i veriut nga qeveria. Sepse ai pohon rrugën e re Shëngjin -Velipojë është rrugë që lidhet me automjete e jo me autobusë, pastaj Velipojës i duhet një infrastrukturë , por i harrojmë këto kur kemi prioritet mikëpritjen që na duhet ta bëjmë vëllëzërve tanë ‘’ jemi të një gjaku or burrë’’ pohon plotë krenari. Pastaj nuk harroi të falenderojë për korrekësi bashkëpunimi që ka me kompanitë turistike në Kosovë ‘’Shpejtimi Tours’’ dhe ‘’Sharr Travell’’-in. Po kështu foli edhe për pronarët Veselaj e Kurtishaj si njohës edhe të turizmit.Ai shpreson se duke qene në shërbim të pushuesëve bashkë satfin prej 30 e më shumë punëtorëve, jemi në shërbim të nderit tonë si familje. Sepse familja jonë pohon ai e ka traditë mikëpritjen e urtinsë , Se kot nuk jemi as pukjanë pohon si në shaka. Ai pastj me një bisedë intelegjente fletë për raportin ndërkombëtar e për fatin e së ardhmes së kombit shqiptar. Por, ajo që lë mbresa ndoshta në gjithë Vdelipojën është bujaria e stafit, kualiteti i ushqimit dhe pastëria e hoteleve, si dhe çmimi mjaft i kapshëm. këto janë tipike për këta pronarë që për kosovarët dhe të gjithë pushuesit të krojojnë familje të dytë dhe mbresa të paharruara./QendraPress./
