Hoxha për “Open Balkan”: Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria kanë çarje në politikën e jashtme

                           Sipas Ylli Hoxhës, analist në “Debet Plus” në RTV Dukagjini, Shqipëria dhe Kosova kanë çarje në politikën e jashtme, dhe se kryeministri shqiptar Edi Rama ka përdorur politikë të papërgjegjshme që ta detyrojë Kosovën të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur” edhe pa u njohur nga Serbia.Hoxha ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e kësaj iniciative rajonale pa e njohur Serbia si shtet të pavarur.Ai ka argumentuar këtë pasi që shtetet e Bashkimit Evropian (BE), nuk do ta ndalojnë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse Kosova bëhet pjesë e kësaj iniciative rajonale pa e njohur Serbia.“Nëse pranojmë me qenë pjesë e Ballkanit të Hapur, ne po pranojmë me hy pa na njohur Serbia, ndërsa Gjermanisë i kërkojmë mos të pranojnë Serbinë në BE pa e njohur Kosovën si shtetet të pavarur”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, nëse Kosova bëhet pjesë e kësaj iniciative ju le hapësirë shteteve perëndimore siç janë Gjermania, Franca e të tjera që të mos ndalojë hyrjen e Serbisë në BE.Problem më i madh se “Open Ballkan”, sipas Hoxhës, është përçarja e shqiptarëve.“Është gabim pasi është hera e parë që me Shqipërinë, Kosova ka çarjen në politikën e jashtme”, ka thënë ai.

Hoxha ka komentuar edhe Edi Ramën, ku ky i fundi kishte thënë se “Kosova e ka karrigen boshë”, por sipas tij, Rama po bën gabim duke na thirrur në atë karrige pa na njohur Serbia“Rama ka zhvilluar një politik të pa përgjegjshme për ta sjellë Kosovën në një situatë ku ndoshta do të detyrohet të ulët në atë karrige”, ka thënë ai./Portali D/