I moshuari në Rahovec qëndroi për disa orë i vdekur në furgon derisa u gjet nga familja

0

Avdyl Elshani, 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një furgon në Rahovec. Persona të afërt me familjen e viktimës në kushte anonimiteti thanë për Sinjalin se i moshuari kishte dalë nga shtëpia me furgon, për të blerë disa gjëra.Por, derisa ishte në automjet i njëjti ka pësuar sulm në zemër dhe ka humbur jetën.Gjatë asaj kohe, familja e të ndjerit nuk kishin informacione për të dhe filluan ta kërkonin, derisa e gjetën të vdekur në furgon.Viktima ka qëndruar i vdekur disa orë në veturë dhe nuk është vërejtur nga askush.Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *