Ia publikoi skandalin Gërvallës, konsullit në Hamburg i shkon vendimi për kthim të menjëhershëm

                                       Pas paraqitjes publike ku fliste për disa veprime të ministres Gërvalla, sot konsullit në Hamburg i ka shkuar vendimi me nënshkrimin e saj, që të kthehet menjëherë në Kosovë.Gramos Begollit, Konsull i Përgjithshëm në Hamburg, i liruar nga detyra, por që do të qëndronte në mision deri në fund të këtij muaji, i është ndërprerë puna prej sot.Në vendimin, të cilin e ka siguruar Televizioni 7, thuhet se, në zbatim të dekretit të nënshkruar nga Presidentja më 7 shkurt, Begolli kthehet menjëherë nga misioni.Kthimi i tij në Kosovë, sipas vendimit të nënshkruar nga kryediplomatja Donika Gërvalla, duhet të bëhet që sot, më 15 mars, 2022. Ndërsa, në vendimin për lirim të detyrës, thuhej se ai duhej të kthehej më 31 mars.