Ikona e Ilirisë Kthehet në Shtëpi-Prizreni Rikthen “Vrapuesen”:Shkruan; Bashkim Hoxhaj, analistë politik dhe veteran I UÇK-së

Qyteti historik i Prizrenit përjetoi një moment epokal me rikthimin e figurës së lashtë të njohur si “Vrapuesja e Prizrenit” në vendin e saj të zbulimit. Ky veprim shënon një akt të fuqishëm të rimëkëmbjes identitare dhe kulturore, pas një shekulli mungese.
Rikthimi i Perlës Ilire
“Vrapuesja e Prizrenit” është një figurë bronzi e datuar rreth shekullit VI p.e.s., që paraqet një grua në ecje me një dinamizëm dhe elegancë të rrallë.
E zbuluar në Prizren në fund të shekullit XIX, kjo dëshmi e artit ilir u zhvendos jashtë vendit, duke përfunduar në Muzeun Britanik të Londrës në vitin 1876.
Për më shumë se njëqind vjet, ajo i ka munguar historisë sonë kombëtare.
Është ribashkimi i një objekti muzeal; është kthimi i një pjese të shpirtit të qytetit. Prizreni, si kryeqendra e historisë dhe artit, tashmë e ka pranë simbolin e tij më të lashtë të qytetërimit.
Vlen të thuhet se meritat për këtë sukses i atribuohen përkushtimit të institucioneve lokale. Një falënderim i veçantë i shkon Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, dhe stafit të tij.
“Vrapuesja” mbart një mesazh të fuqishëm për brezat e rinj. Ajo mishëron një grua në lëvizje; aktive, e fortë dhe e bukur; duke u kthyer në një emblemë të forcës së gruas shqiptare në të gjitha kohërat.
Me kthimin e saj, “Vrapuesja” e ka gjetur më në fund prehjen e merituar në vendlindjen e saj./QendraPress/