Iku në amshim  doktori që  shëronte zemrat me embëlësi njerëzore e me përkushtim profesional

    Sot. më të marrë kumtin se iku nga kjo jetë në amshim doktori që  shëronte zemrat me embëlësi njerëzore e me përkushtim professional Dr Bujar /Gani? Demiri.Na rikujtoi  faktin se sot, nëqiellit  të kësaj toke  do të mungojë  buzëqeshja  e përkushtimi në profesionin human që kishte Dr Bujari . Ai ka ndërruar jetë, por do të rikujtohet gjithmon  se njëri prej mjekëve më të dalluar të Prizrenit, Dr. Bujar (Gani) Demiri, internist i njohur dhe një ndër kardiologët e parë të regjionit të Prizrenit, i cili me përkushtim të madh shërbeu për shumë vite në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve. Përkushtimi i tij  do mbetet model I gjeneratave të reja se si një mjek , din ta shërojë  zemrën e pacientit  me dashuri e përkushtim professional siç  ishte Dr. Bujari. Kujdesi I tij  sidomos  për pacinetët  që ishin luftëtarë lirie  ishte  përkushtim primar i dr Bujarit, tregon se ai dinte ta vlerësonte  zemrën, e dinte ta vlerësone edhe lirinë , Ai ishte një nga mjkët që  kishte respekt të madh, jo vetëm në mesin e  ekspertëve mjekësor, por edhe nga  qytetarët ,sepse ai kishte  mbi të  gjitha një zemër të madhe  e të  pastër dhe  të përmbushur me dashuri njerzore,/QendraPress/