INVENTARI I SHKELJEVE TË TË DREJATAVE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI – NGA ANA E QEVERISË VMRO-iste E MAQEDONISË SË VERIUT ;Shkruan; Xhevat Hasani.

Ç`prej se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në Maqedonin e Veriut me 8 maj të vitit 2024, i ka fituar Koalicioni VMRO- DPMN e deri në shkurtin e vitit 2025, kur po shkruhet ky artikull, kanë kaluar rreth 10 muaj.Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut duke qenë në thelb një qeveri Pro-Ruse, Pro-Bullgare, Anti-Amerikane, Anti-Evropiane dhe Anti-Shqiptare, për këta dhjetë muaj të qevrisjes së saj ka bërë shumë shkelje të të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni, të cilat po i rendisim (inventarizojmë) më poshtë një nga një:
1.Presidentja Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me ta marr postin e presidentes së vendit me 12 maj të vitit 2024, e ka nisur ditën e parë të punës duke hequr nga faqja zyrtare e presidencës informacionin në gjuhën shqipe, gjë që paraqet një akt sa shovinist aq edhe racist të saj, ndaj shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.
2. Presidentja Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke i amnistuar nga përgjegjësia penale të gjithë përkrahësit e dhunshëm të VMRO-së, të cilët me 27 prill të vitit 2017 pasi që janë futur me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, e kanë rrahur për vdekje me mjete të forta deputetin shqiptar Zijadin Sela, ajo po ashtu ka ushtruar një akt tjetër sa shovinist aq edhe racist ndaj shqiptarëve.
3. Përpjekja e sigurimit të aeroportit të Shkupit për t`ia marr me Dhunë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, telefonin e saj personal, derisa ajo me 1 gusht të vitit 2024 nga aeroporti i Shkupit ka dashur të udhëtonte drejt Sllovenisë, nuk ka qenë tjetër veçse një akt sa përçmues aq edhe shovinist e racist, i qarqeve anatishqiptare maqedone ndaj presidentes dhe vetë Kosovës. Kjo sepse përpjekja skandaloze e sigurimit të aeroportit të Shkupit, ka ndodhur në kundërshtim flagrant me praktikat ndërkombëtare, sipas të cilave krerët e shteteve sa herë që udhëtojnë nga aeroporte të ndryshme, ata trajtohen me privilegje dhe me imunitete diplomatike.
4. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski, duke e hequr nga përdorimi (nëpërmjet të mbivotimit) ligjin për punësimin e balancauar në administratën dhe në institucionet e shtetit, në mes të shumicës kombëtare maqedone (që paraqet rreth 60% të popullatës së vendit) dhe shumicës kombëtare shqiptare (që paraqet rreth 30% të popullatës së vendit), ka bërë një akt sa shovinst aq edhe racist ndaj shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni. Kjo sepse ai duke e hequr nga përdorimi ligjin për punsim të balanacuar në administratën dhe institucionet kryesore të shtetit, dëshiron që në këto institucione të punësohen sa më shumë maqedonë dhe sa më pak shqiptarë.
5. Kryeministri, Hristjan Mickovski, edhe duke bërë përpjekje që ta heq nga përdorimi ligjin për barazin gjuhësore, sipas të cilit në Maqedoni krahas gjuhës maqedone edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, në të gjitha ato vendbanime të cilat banohen së paku me 20% shqiptarë, ai edhe kësisoji ka bërë një përpjekje sa shoviniste aq edhe raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoni, në aspektin e përdorimit të barabartë të gjuhëve.
6. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski, edhe duke bërë përpjekje që t`i favorizoj financiarisht dhe politikisht vetëm ish-Ushtarët dhe ish-Oficerë maqedonë, të emërtuar prej tij si Mbrojtës („Branitela“) të Maqedonisë, por jo edhe ish-Ushtarët dhe ish-Oficerët e UÇK-së shqiptare, ka bërë kështu edhe një përpjekje tjetër sa shoviniste aq edhe raciste të tij ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Në luftën e vitit 2001 në Maqedoni forcat monoetnike maqedone kanë luftuar kundër forcave të Ushtrisë Kombëtare shqiptare, të cilat po luftonin për relaizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në Maqedoni.
7. Kryeministri, Hristjan Mickovski, edhe duke dënuar me 29 nëntor të vitit 2024, vetëm aktin e djegies së flamurit kombëtar maqedonë nga ana e disa shqiptarëve, por duke e mos dënuar edhe aktin e djegies së flamurit kombëtar shqiptar nga ana e disa maqedonëve, ai po ashtu ka bërë një akt sa shovinist aq edhe racist ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
8. Drejtësia VMRO-iste maqedone duke qenë një drejtësi selektive, ajo i ka gjykuar dhe dënuar me nga një vit burgim ata shqiptarë që me 28 Nëntor të vitit 2024, e kanë djegur flamurin kombëtar maqedonë, por nuk i ka gjykuar dhe nuk i ka dënuar ata maqedonë që me 28 Nëntor 2024, e kanë djegur flamurin kombëtar të shqiptarëve. Kështu, edhe drejtësia e tillë selektive maqedone ka përbë një akt sa shovinist aq edhe racist ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
9. Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Janjevska, me 29 nëntor 2024 ka dal me deklarata dhe kërkesa raciste ndaj shqiptarëve si në vijim: Sipas saj Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK-ja) e shqiptarëve të Maqedonisë dhe emblema e saj, nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë rëndësi në Maqedoni. Por, duke pasur parasysh se UÇK-ja ka qenë organizatë Politiko-Ushtarake e njohur ndërkombëtarisht, dhe duke pasuar parasysh se ajo me luftën e saj ka quar në Marrëveshjen Ndërkombëtare të Ohrit të 13 gushtit të vitit 2001, e cila shqiptarëve në Maqedoni ua ka njohur të drejtat kombëtare elementare, deklarata përçmuese e Ministres,Vesna Janjevskas, ndaj UÇK-së dhe emblemës së saj, ka paraqitur një deklaratë sa fyese aq dhe raciste të saj, ndaj shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.
10. Por, Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Janjevska, edhe duke kërkuar që arsimtarët shqiptarë të shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, të testohen lidhur me njohjen e gjuhës maqedone, dhe duke mos kërkuar që edhe arsimitarët maqedonë të shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën maqedone, të testohen lidhur me njohjen e gjuhës shqipe, ajo kësisoji ka bërë një kërkesë sa shoviniste aq edhe raciste, ndaj shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.
11. Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut edhe duke sjellur pa asnjë nevojë gjatë muajve korrik e gushtë të vitit 2024, policë serbë nga Serbia, gjoja për ta ruajtuar rendin publik në qytetin e Ohrit me shumë pushues pranë liqenit të Ohrit, ajo edhe kësisoji ka bërë një akt sa shovinist aq edhe racist, ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Kjo sepse duke pasur parasysh krimet masive që policia e Serbisë ka ushtruar ndaj popullatës civile shqiptare të Kosovës gjatë viteve1998-1999 të luftës në Kosovë, ardhja e policëve serbë në qytetin e Ohrit, nuk ka qenë tjetër veçse një provokim dhe një kërcënim i tërthortë ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Krejt kjo në kuptimin se policët e Serbisë, ashtu siç i kanë masakruar shqiptarët e Kosovës gjatë viteve 1998-1999, ata (policë serbë) në marrëveshje me qeverin VMRO-iste të Maqedonisë, do të mund t`i masakronin edhe shqiptarët në Maqedoni, kjo nëse ata do t`i kapnin sërish armët për t`i realizuar të drejtat e tyre elementare kombëtare si në vitin 2001.
12. Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut edhe duke e bërë arrestimin dhe burgosjen e disa ish-Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) në territorin e Maqedonisë me kërkesë të Serbisë, ajo edhe kësisoji ka ushtruar një akt sa shovinist aq edhe racist jo vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe vetë Kosovës si shtet, por tërthorazi edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
13. Ministri për Komunitete që njëkohësisht është edhe Zëvendës-Kryeministri i qeverisë VMRO-iste të Maqedonisë, serbi Ivan Stoilkoviq, duke e mos e emërtuar Kosovën në faqen e tij të face-book-ut si „Republika Kosovës“, por duke e emërtuar Kosovën si „Kosovë e Metohi“, gjë që paraqet emërtimin tradicional shovinist serb për Kosovën; duke iu thurrur lavde terroristëve serbë të vrarë në sulmin e Banjskës, të ushtruar në veriun e Kosovës me 24 shtator të vitit 2023; duke e mohuar gjenocidin serb të ushtruar ndaj boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë, dhe, duke e pritur presidentin Pro-Rus të Republika Serbskas, Milorad Dodikun në Shkup, ai tani më shumë herë ka ushtruar akte shoviniste dhe raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe vetë Kosovës, ndaj Republikës së Bosnje-Herzegovinës dhe, tërthorazi edhe ndaj shqiptarëve që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni.
14. Kryeministri, Hristjan Mickovski, duke u shprehur kundër emërtimeve të vendbanimeve edhe në gjuhën shqipe në tabelat e mëdha të rrugëve në Maqedonin e Veriut, ai edhe kësiosji ka bërë një kërkesë sa shoviniste aq edhe raciste, ndaj shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni.
15. Dhe si të mos majftonin të gjitha këto, Kryeministri, Hristjan Mickovski, këto ditët e fundit ka dal edhe me kërkesën për ndryshimin e simboleve kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë. Jam shumë i sigurt se ai i ka hy kësaj pune për të kërkuar që flamuri kombëtar shqiptar, të cilin e përdorin shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni, ose që të jetë me madhësi sa 1/3 e flamurit kombëtar maqedon, ose që ai të hiqet fare nga përdorimi në Maqedoni.
Aktet e tilla shoviniste dhe raciste të qeverisë VMRO-iste të Maqedonisë, të rëndituara (inventarizuara) më lartë, janë vetëm fillimi dhe Maja e Ajsbergut e akteve të tilla. Kjo sepse qeveria VMRO-iste e Maqdonisë nëse dhe mëtej do të jetë në pushtet, ajo do të vazhdoj edhe mëtej me akte të tilla të shoviniste e raciste të rënda e më të rënda, ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe ndaj Kosovës si shtet.
Fatkeqësisht, aktet e tilla shovinisto-raciste të qeverisë mqedone VMRO-iste, stacion të fundit kanë: HEQJEN E TË GJITHA TË DREJTAVE KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË VISET E TYRE NË MAQEDONI DHE HEQJEN E NJOHJES SË SHTETIT TË KOSOVËS, NGA ANA E MAQEDONISË SË VERIUT.
Kur një ditë hanxhari i VMRO-ist shqiptarëve në Maqedoni do t`u arrij deri në palcë, ata do të gjinden para pozicionit ose-ose në kuptimin: OSE DO TË NGRITËN PËR T`I FITUAR RISHTAS TË DREJTAT E TYRE ELEMENTARE KOMBËTARE SI NË VITIN 2001, OSE DO T`I DORËZOHEN SHUARJES SË TYRE GRADUALE, SI ENTITET KOMBËTAR SHUMICË NË MAQEDONI.
Ps:
Këtij inventari të shkeljeve shovinisto-raciste do të vazhdoj t`ia shtoj dhe shkeljet tjera shovinisto-raciste, që qeveria VMRO-iste e Maqedonisë, do të ushtroj edhe mëtej ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Krejt kjo me qëllim që lexuesit të kenë një vëshrtim të përgjithshëm kronologjik, lidhur me masakrën që qeveria VMRO-iste e Maqedonisë së Veriut, po ushtron ndaj të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni.