Ish-ambasador në Serbi, Christopher Hill,Amerika nuk jeni ju!!!!-Shkruan;Liridon LUSHAJ

                    Ajo që  e di secili  nga  njerëzit që merret  një  gram kohe  me politikë e di faktin se politika Amerikane nuk  bëhet –had- hoc- as nuk  bëhet  me hatër . Por, ajo ka  vizion e ka  projekt. Andaj, ne  jemi të  vetëdijshëm, se  brenda   të caktuarve , që mund të jetë edhe një  lloj  gabimi të  propagandohet  ndonjë  gabim  që  nuk i parket  në fakt politikës  amerikane. Kjo është  e ditur nga ta  gjithë ata që  e njohin pak politikën globale. Kjo,  na  rikujton  edhe një dezertorë në këtë politikë  superlative që ka Amerika e ai është  ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill,  i cili  hipotetikisht  pohon se ‘’nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, siç ka bërë në të kaluarën.

Sipas tij, ky rajon nuk është prioritet ditor për SHBA-në dhe zgjidhjet duhet të vijnë nga brenda.

“Ballkani është, padyshim, një punë e papërfunduar në Evropë, por njerëzit në Ballkan duhet të kuptojnë se në pjesë të tjera të botës, po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, dhe të thonë: Në rregull, Kosovë, do të mundohemi të  ndihmojmë me këtë”, thotë Hill në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.’’

Tek ne  në  Kosovë , është diçka e qartë , e ditur ,e mësuar  dhe e provuar, se Serbia ka  bërë ndikime të rënda  te secili ambasador që  kanë qëndruar në Beograd. Ose i kanë ofertuar ndonjë zonjushë të bukur ose  shuma të majme parash . Viktimë e kësaj  /metode të njohur  botërisht nga  Serbia/rrallë  ambasadorë të  botës  kanë  ra në këtë grackë/.Por,  ka  edhe  ndonjë  pësim. Moti  në kuealare  diplomatike  është  folur  pikërisht se  këtë ‘’çorbë  mund  ta ketë shijuar Hill’’, por, kjo nuk i shitet diplomacisë amerikane. Sepse, ne  jemi dëshmitarë  se ‘’Bondstili’’ është  vetë  fakti , dëshmia  se  Amerika, është  në, e do të  jetë në Kosovë. Ambasadorët  që  huqin  politika amerikane i bënë ish dhe  këtë gjë e dinë të  gjithë. Mos  të  harrojë  jo vetëm ish i ambasadori , por kushdo tjetër  e kenë të  qartë se populli i Kosovës  është populli më pro amerikan në  botë, pikë./QendraPress/