Ish-gjenerali ushtarak me akuzë të fortë: Opozita në shtrat me Serbinë? – ky dy fjalë edhe për Kurtin

Ish-gjenerali ushtarak, Muharrem Maralusha, ka kritikuar ashpër klasën politike për lidhjet e mundshme mes opozitës shqiptare në Kosovë dhe interesave serbe.

“Sot, Serbia i bleu disa shpirtra të ligë shqiptarë dhe i vëllau po çohet kundër vëllaut,” thuhet në reagim.

Ai ka kritkuar edhe Albin Kurti duke thënë, se me dije apo nga naiviteti, po luan një lojë të rrezikshme që po çon drejt shkatërrimit të vendit.

SERBIA DHE OPOZITA SHQIPTARE DHE BASHKËPUNIMI I SAJ ME SERBINË, DHE NË SHTRAT ME ALBININ.

Hamza e tradhtoi kombin e vet tue e shitë veten te sulltani. Albinin, me dije apo për nga naiviteti, me qëllim apo pa qëllim, po e luan të njëjtën lojë – po e shkatërron Kosovën.

Sot, opozita në Kosovë e shiti veten te serbët. Domethënë, Serbia e arriti qëllimin e saj tue i ble disa shpirtra të ligë shqiptarë, dhe kështu e shtini vëllanë kundër vëllaut.

Këtë lloj taktike, të huajt e kanë përdorë gjatë historisë së lashtë shqiptare – tue fillue nga koha romake, mandej osmane, e tue evazduar me serbët e kohës moderne, kur një person nga fisi i Kelmendëve, i cili e përvetësoi emrin e ri: Kara Gjorgje, në historinë moderne serbe njihet si krijues i shtetit modern serb.

Një shtet që është i betuar për zhdukjen e racës shqiptare/marrë nga Bota sot/