Ish-ministrja e Jashtme: Ende s’ka aktakuzë ndaj Radoiçiqit e Lista Serbe vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës

                    Ngjarjet e shtatorit në Banjskë vazhdojnë të jenë ende pikë e nxehtë në diskutimet lidhur me raportet Kosovë – Serbi.Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se edhe pas pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e policit Afrim Bunjaku, ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit.Marrë parasysh këtë, Haradinaj-Stublla shton se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës.“Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut! Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës!”, shkroi ajo në “X”.Më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.Radoiçiqi është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e #AfrimBunjaku!
Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi