Islam Ukimeraj -Po ecim përpara me projekte konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve, jo me fjalë, por me punë që shihen çdo ditë.

              Punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa sot, është realizuar betonimi i pjesshëm i pllakës, një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të projektit.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, inspektoi sot nga afër punimet, së bashku me laboratorin e licencuar dhe menaxherin e kontratës, me fokus të veçantë në kontrollin rigoroz të cilësisë së betonit dhe materialeve në terren, sepse projektet e qëndrueshme ndërtohen mbi standarde, jo kompromise.

Pas përfundimit të infrastrukturës nëntokësore, përfshirë vendosjen e kabllove elektrike nën tokë, rrjetin e ujësjellësit dhe rrjetet tjera kabllore, hidroizolimet si dhe sigurimin e gropës ndërtimore me pilota, projekti po vazhdon me standarde të larta drejt avancimit.

Cilësia është prioritet në çdo hap të secilit projekt dhe ky është dallimi mes fjalëve dhe punës reale.

#Prizreninëpunë