Iu dha lamtumira e fundit avokatit Hajrip Krasniqi

Sot. iu dha lamtumira avokatit Hajrip Krasniqi Ku në këtë mbledhje komemorative  folën;Kryetari Odës se Avokateve të Kosovës z Behar Ejupi. Nënkryetari i degës ne Prizren av. Visar Ostrozubi kryetarja e Gjykates Shpresa Emra Kryeprokurori Admir Shala Avokat Pjeter Pergjoka .Përfaqësuesi i OSBE-së Daniel Lezo Rektori i Universitetit Juridik Kadri Kryeziu Edhe mbyllet me Klodian Krasniqi djali i te ndjerit Avokati, Hajrip Krasniqi, u lind më 26.10.1958 në fshatin Brezne. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 2002. Avokati Hajrip ushtroi profesionin e avokatit që nga data 14.12.2002, me seli të zyrës në Prizren Gjatë viteve 2013 – 2015 ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, derisa nga data 10 Nëntor 2015, ishte zgjedhur Kryetar i avokatëve të Degës Regjionale në Prizren, dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OAK-së, ku shërbeu për dy mandate, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin dhe pozitën e avokatisë, me çka la gjurmë të pa shkëlqyeshme në sistemin e drejtësisë e veçanërisht të avokatisë në Republikën e Kosovës. Ai u varros me nderime të larta  qytetar e zyrtare në varrezat e qytetit në Prizren/www.QendraPress,com/