Ju Adem Salihaj e dimë se ke obligim ta shani Edi Ramën-Shkruan; Liridon LUSHAJ.

Sa herë që ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj reagon ashpër ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, por kjo për ata që e njohin vetëm pak skenën politike shqiptare e kuptojnë menjëherë se ish deputeti ka detyrë e obligim të fyejë kryeministrin Rama. . Salihaj thotë se Rama po e mbron Serbinë në mënyrë të paskrupullt dhe po e fyen e shkel Kosovën.’’Kështu mund të mendojë vetëm një person që është direkt ose indirektë në shërbim të huaj. Ende secili shqiptar e ka të njohur shpifjen flagrante që e bëri Adem Salihaj , duke akuzuar UÇK-në se kinse ata deshtën ta vrisnin, por e vërteta doli se ai këtë e vetëbëri. Prandaj, a ka dobësi më të madhe se njeriu ta bëjë këtë që e bëri Adem faqeziu. Këtë Adem ziu, e bën vetëm për faktin se Edi Rama, e njeh ,meritën e luftës së UÇK-së dhe epokën e lirisë që bënë themeluesit e kësaj epoke si :Hashim Thaçi, Kadri Vesel, Jakup Krasniqi , Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi , Ramush Haradinaj e ish komandantë të luftës për liri. Adem Salihaj është më mirë të heshtë e mos të vazhdojë të tregojë shpirtin tij të shitur. Edi Rama e njeh vlerën e luftës e njeh UÇK-në….prandaj Adem Salihaj saherë që fletë shkreton çështjen e atdheut e i bënë shërbim atyre qe nuk e duan Kosovën. /www.qendrapress.com/
“