Ju ranë maskat, fatkeqësisht që LVV,po e keqpërdorni gjakun e derdhur për liri- Shkruan; Liridon LUSHAJ.

    Patëm rastin të lexojmë te /Bota sot/ ku sipas Konjufcës, sjellja e opozitës dëshmon për një përçarje të thellë politike që ka zvarritur procesin e konstituimit për gati dy muaj.

“Veprimet nëse i analizojmë në sallën e Kuvendit, të cilat janë duke ndodhë që gati dy muaj, tregojnë për një divergjencë të forcave politike, Vetëvendosja që e propozon, ashtu siç i takon Kryetarin e Kuvendit dhe partitë tjera opozitare, të cilat në emër të asaj që Vetëvendosja e ka propozu një kandidat të papërshtatshëm, ata e bllokojnë edhe në emër të kësaj, e sakrifikojnë edhe konstituimin e Kuvendit si të tillë”, tha Konjufca.

Ai tha se Kushtetuta nuk parashikon domosdoshmëri konsultimi me partitë tjera për kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Natyrisht, Lëvizja Vetëvendosje është në të drejtën e saj, sepse po qe se do të ishte e kodifikuar kjo që ne t’i pyesnim edhe të tjerët se kë ta vendosnim, me siguri që Kushtetuta e Kosovës do të ishte aq e mençur e e kujdesshme sa ta përfshinte një fjali ku do të thoshte në konsultim me partitë tjera”, u shpreh Konjufca. Këto  vërtetë të duken sa  të pasakta sa edhe trishtuese. Vetëm sa pëtëm rastin

 ta shohim edhe përpjekjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës  në tentimin e 32-të, duke vazhduar kështu krizën politike dhe bllokimin institucional në vend.

Edhe sot deputetët nuk arritën të bien dakord për forminin e Komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin. Pra të gjitha këto tashmë na binden se LVV i ranë maskat, Ato maska që i ngjanin  virusit të coronës, duke infektuar e  duke mashtruar të rinjtë.  E  duke zbatuar  një folklorizëm  nacionalistë  fallto, që për fat shumë të keq me  dashje, ose pa dashje  iu shërbyen interesave të Serbisë. Me të gjitha format po mundoheni ta  shprishni  një shtet që  u formua me gjaku e dhjetëra mijërave  të rënëve .Duke harruar se Koosva është formuar me shumë mundi me shumë gjak me shumë dhembje, E si ta themi ndeshe  veç ju ranë maskat. E tash  mbete te shohim çka mëtej?!!!/QendraPress/