Ka ndërruar jetë  Abvdi Hoti mësimdhënës i historisë në SHFMU” Ibrahim Fehmiu” në Prizren.

  Me pikëllim sot,  shumë mësmdhënës  dhe kolegë , nxënës  dhe të  tjerë morën lajmin  se ka ndërruar jetë  prof Avni Hoti historian. Po sot,  Drejtoresha e DKA në  Prizren ka  shkruar

‘’Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të z.Avdi Hoti, mësimdhënës i lëndës së historisë në SHFMU” Ibrahim Fehmiu” në Prizren.

Angazhimi ndër vite dhe puna e tij e mirë ishte frymëzim për shumë gjenerata. z Avdi Hoti ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jeton gjatë në kujtesën tonë.

Në emrin tim dhe DKA në Prizren, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti, bashkëpunëtorëve të afërt, kolektivit dhe gjithë nxënësve nëpër gjenerata.

Me nderime,

Luljeta Veselaj-Gutaj

Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit- Prizren’’/QendraPress/