Ka ndërruar jetë Arleta Avdosoj, një mami që  me përkushtim ka shërbyer gjithë jetën e sajë.

    Pas një sëmundje të shkurtër me 10 dhjetor të këtij vti, ka ndërruar jetë punëtorja  e spitalit  rajonal’’Dr. Daut Mustafa’’ në  Prizren  Arleta Avdosaj  /mami/, e përkushtuar në punë dhe  një mami me  sjellje  tepër të përkryer  në profesionin e sajë  fisnik. E ndjera Arletë, ka punuar në repartin obstetrikë dhe pastaj nga viti 2005 në ambulanten specjalistike  të gjinekologjisë, ku me përkushtimi   në profesion  do të mbahet mend si një  profesioniste dhe personalitet e përkushtuar ndaj  betimit të  Hipokratit. Arleta, gjatë  gjithë jetës së sajë por  profesionit  human të mamisë , ajo  ishte dhe një  humaniste e çmuar dhe dalluar .Do të  kujtohet  për një  kohë të  gjatë  nga të  gjithë ata që e kanë njohur. Kurse shoqet e saja të punës  flasin me admirim për punën dhe përkushtimin që ka pasur  gjatë  punës dhe jetës së sajë. Pasi  ajo nuk ishte pasardhës  edhe  vdekja e sajë, për fat të keq  ka kaluar  kaq,në  heshtje, por vepra e sajë   do të rikujtohet gjatë  nga ata që kanë njohur dhe që kanë punuar me ate/QendraPress.com/