Ka ndërruar jetë  Bashkim Kryeziu , ish veprimtar i dalluar i Këshillit të  Financave të Prizrenit.

Posa morra  lajmin e trishtë se paska ndërruar jetë papritmas Bashkim Kryeziu, një ish veprimtar shumë i dalluar i Këshillit të  Financave  të  Prizrenit.  Bashkimi një jetë të  tërë  ka qene në shërbim të  atdheut.  Gjatë kohës së okupimit ishte një  atdhetar  i përkushtuar i lirisë, Ai ka qen  njëri nga  anëtarët e Këshillit të Financave që me përkushtim të plotë  ka shërbyer në  arsimin  e Prizrenit, Dhembja  bëhet edhe më madhe , kur sot, pata rastin të bëjë një copë udhe  nga ‘’Tabahanja ‘’ deri tek Ura e Gurit  bashkërisht dhe  më  tha se  po shkon   me  pa  si do të bëhet  heqja e  kioskut pasi  po rregullohet ajo pjesë e ‘’Shatërvanit’  kjo më shtoi dhembjen dhe trishtimin për njeriun e atdhetarin e të sakrificës Bashkim Kryeziu, I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, që aq shumë e ka dashur./www.QendraPress.com/