Ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK – se Lumni Berisha me nofkën ( Hansi )

Sot, morëm lajmin e hidhur nga shokët se na paska ikur nga kjo bote ne boten e amshuar edhe një bashkëluftëtar i UÇK – se Lumni Berisha me nofken ( Hansi ) . HANSI ishte një luftëtar i devotshëm dhe trim i cili mori pjese edhe ne luftën e Kroacisë. Pas shume betejave qe beri ne Kroaci ai u plagos .
Mirëpo, me fillimin e luftës ne Kosove HANSI do ti bashkohet rradheve te UÇK-se ne rajonin e Vrrinit ku udhëhiqej nga komandant Remzi Ademaj ( Petriti ) , do te vendoset ne fshatin Billush ( Kushtrim) ku komandant i batalionit te dyte ishte Zafir Berisha
Ai do te merrte pjese ne shume beteja e aksione qe do te zhvillohen ne ketë rajon duke e ditur qe ai kishte një përvojë te mire ne Kroaci. Mirëpo ne betejën e shtatorit te 1998 ne rajonin e Vrrinit përkatësisht ne fshatin Lez ai do te plagoset ne këtë beteje te lavdishme ku bien 13 dëshmorë te udhëhequr nga Komandantet Xhevat e Selajdin Berisha.
Mirëpo pas përfundimit te luftës Hansi kaloi një jete me sfida te ndryshme jetësore ne Kosove ku detyrimisht u zhvendos për te jetuar ne Vukovar te Kroacisë ku nga një smundje e rende ndërroi jete.
LAVDI Veprës dhe luftëtarit te UÇK-se Lumni Berisha ( Hansi).
OVL e UÇK – se Prizren Kryetar Isa Berisha/QendraPress/