Ka ndërruar jetë veterani i arsimit Shani Dalip Pulaj

Sot, ka ndërruar jete veterani i arsimit,njëri nga punëtorët e Qendrës për Punë, dhe aktivist i dalluar e atdhetar i përbetuar Shani Dalip Pulaj ne moshën 75 vjeçare. Shaniu kudo që punoi krijoi miqësi të pafund dhe ishte një nga ata që për atdhe nuk pushoi të punojë që në rininë e tij të hershme. Ai rrjedh nga familja dhe oxhaku i njohur i kullave të Vërmicës, aty ku burrëria ishte një nga ligjet e vete natyrës, Shaniu si veteranë arriti të ishte i dalluar dhe i përkushtuar, ku më vonë punoi edhe Qendrën për Punë në Prizren, ku u vu në shërbim të mirësisë së njerëzve, ai sot papritmas shkoi nga kjo jetë ,por pas vetes ka lënë një bagazh mirësisë dhe të mirash, Ai do të kujtohet gjatë si një burrë i fjalës dhe besës /qendrapress.com