Ka të arrestuar për sulmin në Ibër Lepenc, konfirmon Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit, ka të arrestuar. Kurti tha para media  se të gjithë terroristët do të përballen me fuqinë e Ligjit të Republikës së Kosovës. “Policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se shteti është i vendosur dhe i përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike.