Kadri Veseli në 21 vjetorin e themelimit të PDK-së: Do jemi fitimtarë në zgjedhjet e ardhshme
Në përvjetorin e 21-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ka nderin dhe kënaqësinë që t’i urojë përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo ku ndodhen.
Sipas tij, PDK vazhdon reformat e saja të brendshme që se shpejti do ta rikthejnë fitimtare në garat e ardhshme zgjedhore.
“Partia Demokratike e Kosovës i ka prirë proceseve më të rëndësishme të vendit dhe ka luajtur një rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin nga e para të institucioneve shtetërore”.
“Ajo vazhdon të kontribuojë për vendin si parti opozitare shembullore konstruktive që ngre lartë zërin për interesat e qytetarëve dhe vë para përgjegjësisë e kërkon llogari nga qeveria, në mënyrë që ajo të përmbushë siç duhet detyrat e saj. Ndërkaq partia jonë vazhdon reformat e saja të brendshme që se shpejti do ta rikthejnë fitimtare në garat e ardhshme zgjedhore”.