Kapet kokainë e marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

                Dy persona janë arrestuar gjatë së shtunës në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Në aksionin e Antidrogës, është gjetur, kokainë e marihuanë. Gjatë këtij aksioni janë bastisur dy banesa, ku po ashtu është gjetur edhe para edhe tre telefona celularë, bëri të ditur zëdhënsi Baki Kelani ndërsa theksoi se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: tri qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë (5) qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, kartëmonedha 12×10€,7×5€,dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni te zbrazura, një veturë Audi me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej te dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit tjetër i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Kelani.