KEDS njofton se nga nesër rikthen reduktimet në gjithë Kosovën: 6 orë me rrymë, 2 pa 
KEDS ka njoftuar se do të fillojnë kufizimet e energjisë elektrike që nga nesër në mëngjes.Kështu ka njoftuar KEDS-it përmes një komunikatë për media, të dielën.“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
KEDS njofton se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës.
Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.
Prej ditës së hënë (nesër) vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor.
Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë.