Këndvështrim përballë ripozicionimeve të shtetit dhe pushtetit-Shkruan; Prof dr. Haxhi FERATI, ekspert i sigurisë.

Nevoja për një fuqi të organizuar për njeriun, shoqërinë dhe shtetin, nevojë e kahmotshme përgjatë gjithë histories njerëzore. Me lindjen e shtetit u plotësua kjo nevojë, bashkë me te lindi edhe fuqia e organizuar – shteti, si simbol i fuqisë, ngase fuqia ishte vetë shteti. Më kohë, trendet e evoluimit të rolit të shtetit si fuqi ndikimi, afirmuan një qasje të re lidhur me pozicionimin e fuqisë së ndikimit. Fuqia e ndikimit, nga akteri shtet gradualisht po transferohet dhe po ripozicionohet kah akteri jo-shtet, përkatësisht nga ‘shteti’ kah ‘pushteti’ si fuqi ndikimi. Me këte realisht po sfidohet shteti si fuqi ndikimi. Numër jo i vogël i shteteve në botë, sidomos ato autoritare e antidemokratike me tendenca hegjemoniste sikurse Rusia, Serbia dhe disa të tjera antidemokratike si vende mike të tyre, fuqinë e ndikimit e shohin ekskluzivisht tek fuqia ushtarake, si fuqi më e koncentruar e shtetit.

Kjo qasje fuqisë së ndikimit në raportet midis vendeve, duket se po bëhet kërcënim serioz dhe shumë i rrezikshëm për procest demokratike në botë, mbi të gjitha për paqen dhe sigurinë në botë, pikerishtë në kohën kur u duk se gjuha e forces për më tepër ajo e forces ushtarak, po i krijon hapësirë gjuhës tjetër të nxitur nga faktorët e rinjë si fuqi ndikimi.

Sot kjo duket të jetë një sfidë e madhe për shtetin dhe gjithë lidershipin botëror – sidomos për fuqitë e mëdha botërore, të cilët deri dje kanë qenë fuqi të pazëvendësushëm ndikimi, e sot po tregojnë neglizhencë dhe paaftësi e pa fuqi, për t’u përballur me realitete të reja e të papritura, në rrugën për një të arrdhme më të sigurt për njerëzimin. Kështu ata po tregojnë, se nuk janë më të vetmit dhe të pashoq si fuqi ndikimi në rrjedhat dhe proceset botërore. Fati i luftës dhe paqës ka qenë në duar të tyre, menjëfjalë kanë qenë zotërinjë të paqes dhe luftës, sot realisht po duket se është zbehur fuqia e tyre e ndikimit, ndër të tjera edhe për faktin e trendeve globale lidhur me ‘ripozicionimit të fuqisë së ndikimit’.

Shembull tipik në kontekst të kësaj më sipër, është edhe paaftësia e lidershipit botëror për t’u përballur me këto dy kërrcënime serioze për paqen dhe sigurinë botërore, lufta Rusi – Ukrainë dhe Izrael – Palestinë.

Prandaj, Dy si pyetje të mëdha, të cilat domosdo kërkojnë përgjigje, janë :

Qfarë po ngjetë me ‘FUQINË’, si fuqi ndikimi ?

Qfarë po ngjetë me PUSHTETIN, si fuqi ndikimi ?

Disa përkufizime lidhur me termin – ‘FUQI’

Fuqia kuptohet si :

* Thelb i mbijetesës njerëzore, por edhe rreziku;

* Aftësi e individit, grupit ose shtetit për t’i imponuar vullnetin e tij tjetrit;

* Aftësi për të detyruar një subjekt tjetër të bëjë diçka që ai normalisht nuk do ta bënte,

<<Kudo që zbulova jetën zbulova edhe dëshirën për fuqi>>

Friedrich Nietzsche

Rendit i ri gjeopolitik botëror, po ngritë edhe pyetje dhe dilema të tjera të mëdha lidhur me fenomenin ‘FUQI’, të cilat kërkojnë shpjegime dhe përgjigje, sikur se:

*Ku qëndron sot fuqia e ndikimit?

*A është siguria determinuese e rikonfigurimit të fuqisë së ndikimit?

*Çfarë po ndodhë me shtetin si fuqi ndikimi?

*Çfarë po ndodhë me pushtetin si fuqi?

Pushteti ‘fuqi’ :

*Manifestohet, si : fuqi ekonomike ; fuqi sociale ; fuqi ushtarake; fuqi politike. Etj

*Ushtrohet si i ndërlidhur, ndërvarur dhe ndërkushtëzuar me elemente tjera të fuqisë,

Elemente bazë të ‘fuqisë’ konsiderohen :

*Territori, popullsia dhe fuqia ekonomike, ndërkaq

*Ushtrimin e pushtetit, konsiderohet thelb i “fuqisë” dhe faktor determinues i rrjedhave dhe proceseve shoqërore.

Për Kosovën si shtet i ri, në këtë periudhë të ngritjes dhe ndërtimit të identitetit shtetëror, pa tradita e përvoja të mëdha në ngritjen dhe inuagurimin e fuqisë së ndikimit karshi vendeve tjera, me siguri që paraqet sfidë të madhe për çdo qytetar të Kosovës që me kapacitet dhe mundësitë e veta të ndihmojnë dhe mbështesin rikonfigurimin e fuqisë së ndikimit, duke e fuqizuar <<ushtrimin e pushtetit>>.

“Pushteti si FUQI” – (“Ushtrimi i Pushtetit”) si kategori politike pritet të jetë e arrdhmja e sistemeve politike bashkëkohore në rrafshin global, por edhe e arrdhmja dhe perspektiva e sigurtë për shtetin dhe kombin tonë. Politikat tona vëmendje të veqantë duhet t’i kushtojnë gjithë asaj se, Qfarë po ngjet në shtetin tone, por edhe në gjithë gjeohapësirën tonë kombëtare, rreth asaj që quhet ‘Ushtrim i pushtetit’.

Ushtrimi i pushtetit, e materializon dhe e vënë në jetë, çdo politikë të shtetit, duke e bërë pjesë të pandarë të veten, gjithnjë në funkcion të ngritjes së fuqisë- shtetit, për të siguruar vend të barabart dhe të sigurtë në sistemin e shteteve në rrafshin global.

Ajo e cila e ka inicuar dhe ia ka siguruar bazën gjithë këtyre ndryshimeve dhe ripozicionimeve të fuqisë së ndikimit, ska dilemë se ska kush tjetër, veçse “SIGURIA”, kuptohet si e nxitur dhe e determinuar nga : “ushtrimi i pushteteve” , si fuqi ndikimi në rrafshin global, por edhe nga “Lufta dhe lufta e armatosur” si fenomen në evoluim e sipër. Këto, duhet të zgjojnë interesimin dhe përkushtimin tone shumë të fuqishëm, sidomos të atyre mekanizmave të sigurisë, të cilat janë të thirrura për t’i përcjellur dhe kuptuar këto trende të evoluimit të sigurisë, sidomos të atyre që ndërlidhen me ushtrimin e pushtetit mbi fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithë kjo është e rendësishme për ripozicionimin e fuqisë së ndikimit midis ‘fuqisë së shtetit dhe pushtetit’. Duhet qartë të kuptojmë, se ‘Fuqia e Shtetit’ po ripozicionohet kah ‘FUQIA E PUSHTETIT’.

Duhet kuptuar se, ‘Nuk mund të ketë shtet të fuqishëm pa pushtet të fuqishëm’. Kosova sot më shumë se kurrë, duhet të shërbejë gjithë kapacitetet e veta për të ngritur një pushtet të fuqishëm, funksional e të përgjegjshëm për të drejtuar dhe udhëhequr të gjitha fushat e jetës dhe me kujdes të veqantë për ngritjen e aftësisë mbrojtëse për përballje me kërrcëniet e reja për sigurinë e vendit dhe qenies tone.

Kosovës sot dhe nesër, nuk i kanoset rreziku real nga kërcënimet e jashtme, të paktën jo me luftë dhe luftë të armatosur. Fatkeqësisht rreziku më i madh po i vie nga brënda, e që ndërlidhet me ‘Ushtrimin e Pushtetit’ të saj. E vërtetë është se, Kosova nuk ka qenë e përgatitur sa duhet për t’u përballur me këto kërcënime të reja, për më keq, ka vallëzuar në vallën të cilën ia ka servuar vetë Serbia e mbështetur edhe prej individëve nga pjesa ndërkombëtare e ushtrimit të pushtetit në Kosovë, sipas Rezolutës së OKB-së. Serbia si duket me një marrëveshje të heshtur ia ka arritur vendosjen njerëzëve të vetë në institucione të Kosovës, për më keq edhe në ato të sigurisë, të cilët janë sjellur si bombë e kurdisur për ta minuar ushtrimin e pushtetit në fushën e sigurisë, përkatësishtë për t’i dëshmuar botës se shqiptarët nuk dijnë dhe nuk janë të aftë ta ushtrojnë pushtetin në Kosovë. Këtij kontigjenti të njerëzve, ia ka mbështetur edhe një pjesë të renegatëve dhe bashkëpunëtorëve të vetë, të cilët kanë treguar lojalitet ndaj Serbisë, fatkeqësisht edhe me bekimin e pushtetarëve karrieristë, të pa ditur e të papërgatitur për të marrë përgjegjisinë në ushtrimin e pushtetit. Tepër e ka rënduar këtë moment ajo pjesë e ditur dhe e përgatitur për të ushtruar pushtetin, por të nxitur nga lakmia për ta keqpërdorur pushtetin për interesa personale e familjare, seriozisht e kanë rrezikuar edhe qenien e pushtetit, duke reflektuar një imazhë të keq për Shtetin e Kosovës para ndërkombëtarëve, por edhe para qytetarëve të Kosovës. Ushtrimi i pushtetit paraqet nivel strategjik të organizimit dhe funksionimit të shtetit. Kuptimin e vetë e ka si tërësi, përkatësisht si një sistem i ushtrimit të pushtetit, tepër kompleks ku elementet përkatëse qëndrojnë në vendet dhe përgjegjësitë përkatëse. Nëse elementi përkatës nuk është në vëndin përkatës në atë tërësi të elementeve, atëherë ai vepron si qelizë kancerogjene për ta shkatrruar edhe vetë systemin e ushtrimit të pushtetit –‘Qeverisjen’. Ushtrimin e pushtetit duhet pare në dinamikën e tij, nga kjo përherë është object sulmi, duke u goditur në pikat më të ndieshme të tij.

Për këtë, ‘Interes mbi interesat’ dhe ‘interes strategjik’ për Kosovën, për të forcuar pozitën e saj gjeopolitike e gjeostrategjike, t’a rishiqoj nivelin dhe kualitetin e ushtrimit të pushtetit në Kosovë, për të qenë pushtet i qëndrueshëm e stabil sidomos të segmenteteve strategjike të saj – ato të sigurisë dhe mbrojtjes, diplomacisë, ekonomisë, drejtësisë, rendit dhe ligjit, arsimit, shëndetësisë etj. Ndër të tjera, për ta shmangur qdo kërrcënim, sepse sikurse ka treguar edhe praktika se, vendi i cili është treguar stabil dhe i qëndrueshëm dhe i cili është pritur se mund të bëjë rrezistencë, zakonishtë nuk është sulmuar.

Çdo element të asaj tërësie të ushtrimit të pushtetit duhet future në funksion të rrezistencës, mbrojtjes dhe sigurisë së vëndit.Nëse vërtet e duam atdheun dhe kombin tonë, atëherë duhet forcuar fuqinë e tij, duke e fuqizuar ushtrimin e pushtetit në të gjtha segmentet e tij.

Atdheu në rrezik edhe prej vetëvetes !!! Vëndi mbrohet me tërësinë e vetë !!!/Fb/transmeton/www.QendraPress.com/