Këta janë dy deputetët e LVV-së që abstenuan për largimin e Haki Abazit

Dy deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ardian Gola dhe Gramos Agusholli kanë abstenuar gjatë votimit për zëvendësimin e bashkëpartiakut të tij, Haki Abazi nga komisionit.Nga 9 abstenime ai ishte i vetmi nga VV-ja që nuk votoi sikurse grupi i tij.Abazi në deklarime publike e lavdëruar Golën duke thënë se e vlerëson si profesionist e person me integritet. Sot, deputeti i VV-së tha se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.Ai ka thënë se kryeministri Kurti është vënë në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria dhe mendon se edhe emri i tij është në atë listë.Por, Abazi shtoi se ai nuk do të jetë target i askujt për të dhënë votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.