Këtë vit i nënshtrohen vizita sistematike 5700 nxënës të komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit, organizoi bashkë me Drejtorinë e Shëndetësisë, për nxënës të klasave të para, të pesta dhe të nënta organizon, vizita sistematike e ku janë të përfshira të gjithë shkollat e komunës së Prizrenit që brenda një muaji e pak ditë të kryhen vizita sistematike për mbi 5700 nxënës të kësaj komune, Sot , fillimin këtyre vizitave në shkollën Fillore ‘’Fatmir Berisha ’’na lagjen ‘’Bajram Curri’’ e ka përgëzuar edhe kryetari i Kosovës së Prizrenit Shaqir Totaj i cili me këtë rast pohoi se komuna e Prizrenit edhe këtë vit duke treguar përkujdesje për shëndetin e nxënësve ka filluar me drejtorinë e Shëndetësisë këtë vit do të kontrollohen mbi 5700 nxënës dhe për të preventuar sëmundjet apo devijimet shëndetësore të nxënësve tha kryetari Totaj.
Drejtori i shëndetësisë prof Dr Simir Krasniqi me këtë rast ka theksuar se edhe këtë vit do të jemi aktiv për të kryer vizita sistematike dhe bashkë me QKMF-së do të jemi në çdo cep të komunës ku ka nxnës që të kryejmë këto vizita dhe të shërbehemi pastaj me shënimet përkatëse për të pasur raporte të plota për shëndetin e nxënësve dhe për të analizuar shëndetin e fëmijëve tanë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së dr Fadil Bajraktari trego se tashmë jemi nga sot në terren dhe në secilën shkollë do ët jemi prezentë, për të evidentuar shëndetin e nxënësve të klasave të para, të pesta dhe nënta dhe pastaj drejtorisë së shëndetësisë këto i duhen për të bërë raportet përkatëse. Kemi shënuar të gjeturat më nxënës me probleme më shputa, kurriz për shkak të çantave të renda dhe dhëmbë tha ai. Ai ka pasur edhe një apel që secila familje të bëjë përzgjedhjen e mjekut të familjes.
Këto vizita padyshim se ndihmojnë shëndetin e nxënësve për të identifikuar dhe zbuluar sëmundjet e parakohshme .