Kjo kremtë është mesazh i fuqishëm për unitetin dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve – kujtesë e rëndësishme për brezat e rinj

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetarë komunash nga troje të ndryshme shqiptare, zyrtarë të institucioneve, deputetë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, shënuan sot 147-vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, histori që ka luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e identitetit kombëtar dhe ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan si dhe ngjalli frymën e bashkimit e rezistencës ndaj presioneve që synonin copëtimin e trojeve shqiptare.
Kjo kremtë është mesazh i fuqishëm për unitetin dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve – kujtesë e rëndësishme për brezat e rinj, për sakrificat e bëra për ta arritur lirinë dhe pavarësinë e trojeve shqiptare.