KKSB në Prizren,diskutuan për lëmoshëkërkuesit dhe për sigurinë në komunikacion.

Foto nga arkivi i KKSB-/
Sot, u tubua Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ku me këtë rast nën udhëheqjen e kryetarit të komunës Shaqir Totaj, janë diskutuar e analizuar 7 pika të rendit të ditës, duke filluar me raportin e drejtorisë së inspektorateve lidhur me kontrollin e produkteve ushqimore në tregjet dhe marketet në territorin e komunës së Prizrenit, ku raportoi fillimisht kryetari Totaj, tha se jemi duke u munduar që të bëhen edhe pagesat për anëtarët e këtij këshilli. Lidhur me punën e inspektorateve Islam Ukimeri fillimisht njoftoi se ato janë në kompetencë të AVU-kut .Mirëpo, inspektori Fatmir Gashi, inspektor, komunal tha se ne jemi aktiv kur qytetarët na njoftojnë ne dalim në terren dhe padyshim se ndërmarrim masat , por, ne i njoftojmë pastaj kompetentët. Zejnie Gurmani anëtare tha se duhet të shohim një ndalesë për pijet energjike ta arrijmë që mos të shërbehen fëmijët si për pije energjike dhe duhan. Ajo shprehu si brengë se në shumë markete afër shkollave ka veprime të këtilla. Raporti i policisë së Kosovës lidhur me narkotiket, komandanti i policisë ‘’Alfa’’,Nexhdet Mrasori, njoftoi se 444 nxënës i kanë ndjekur këtë vit ligjërata kunder drogës, Kurse planë operative kemi pasur sidomoss ata të ndjekur për narkotikët, Pastj njoftoi edhe lidhur me rastine fundit që është ynë në Prizren. Shpeshë edhe marrim masat përkatëse, sidomos kur ka tubime. Drejtoresha Ramize Shala, pyeti lidhur me rastin e shkollës ‘’Bogosllavia’’ e rrezikon qytetin. Komandanti Mrasori,tha se ato janë kompetenca të tjetërkujt. Po siguria është e sigurtë në Prizren. Drejtori Ukimeri, tha se për shkak të punimeve shpesh pyetjet e policisë na shtrohen neve, pasi po krijohen tollovi .Po kështu edhe në trotuare të mos lejohen parkingjet e veturave tha ai. Përderisa kryetari Totaj foli për një mirëkuptm që të bëhet në sheshim ‘’Shadërvan’’. Nehat Vehapi, u bashkëngjit lidhur me vozitjet e motorëve që vozisin të rinjtë. Lidhur me lëmoshëkërkuesit raportoi Bashkim Rakaj, i cili tha se janë 7 OJQ që merren lidhur me trajtimin fëmijëve me situatë rruge dhe trajtimi i këtyre fëmijëve. Për vitin që kemi lënë pas Drejtoria e Mirëqenies njoftoi për 275 raste të fëmijëve në situatë rruge, ku pastaj tregoi se janë bërë 36 vizita ku janë trajtuar 90 raste fëmijët nënë moshën 18 vjeçare. Lidhur me lypsarët e Ertan Simitqi tha se Tiranë ka arritur këtë problematike e ka kryer mire deh atje tani ska me lypsare. Lidhur me këtë sqarime plotësuese lidhur me këtë ka dhënë komandanti i policisë Lidhur me fatin e tyre . Për pikën që lidhet me trajtimin e qenve endacak referoi drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Bexhat Bytyçi, deri më tani dy nga këta qenë kanë kafshuar qytetarë dhe tash ata janë në strehimore nga qendra E qytetit dhe shkollat i kemi larguar disa qene endacak duke i ofruar ata tek qendrat ushqimore. Lidhur me këtë temë edhe anëtarë të tjerë diskutuan. Pas këtyre diskutimeve u dhanë edhe disa sugjerime ku kryetari Totaj kërkoi të gjendet një rregullore lidhur me vozitësit të trotineteve që tashmë janë shtuar dhe po pengojnë, Lidhur me këtë sqaruan policia .Arben Elshani pastaj ka folur edhe për mjetet me dy rrotë po janë prezentë duke sqaruar njoftimi shtesë./QendraPress/