KKSB  vlerëson gjendjen e qetë  në Prizren po përgatitet  faza e dytë e kamerave të sigurisë në qytet.

Mbledhja e Këshillit Komunal i Sigurisë në Bashkësi e ftuar nga  kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj patën  6 pika të rendit të ditës  që kishin të bënin me sigurinë në  këtë  komunë. Si pika të rëndësishme ishin Shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të punës së  KKSB-së për vitin 2025 .Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së  sigurisë  në territorin e komunës së  Prizrenit në këtë kuadër edhe  raportet e policisë  për vitin 2024. Informacion rreth mirëvajtjes  së procesit të vendosjes së kamerave  të sigurisë nga policia dhe  drejtoria   si dhe rekomandime dhe sugjerime nga ana e  anëtarëve të KKSB për organet  gjegjëse. Fillimisht  kryetari Totaj fillimisht uroi muajin e  shenjtë të Ramazanit. Pastaj, njoftoi  për pikat e rendit të ditës së  sotme. Ku drejtoresha  Ramize  Shala, kërkoi që të gjithë ata që kanë  ndonjë sugjerim  mirë është në  japin  plotësimet e tyre. Haki Rashtana, kërkoi që  të  ju mundësohet edhe takimi i përbashkët edhe ne  KKSB e  komunave tjera. Ertan Simitqi, propozoi që  komisioni i sigurisë për fatkeqësi   të  Komunës së  Prizrenit, që të raportojnë e këtë e plotësoi edhe kryetari Totaj, që te dy komisionet e komunës të sigurisë të raportojnë.

Lidhur me  sigurinë  në  raportin   e sigurisë   nga  policia  Nexhdet Mrasori, ka raportuar  lidhur  me   raportet e policisë  për vitin 2024. Lidhur me  gjendjen  sa i përket sigurisë  folën edhe  drejtoresha për emergjencë  Ramize  Shala , po kështu edhe  drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, ka  folur  për bashkëpunimin  me policinë. Kurse drejtori  i policisë  veri kapiteni Haxhi   Kabashi raportoi për  ketë stacion.

Drejtori i Bujqësisë  Bexhat Bytyçi, raportoi lidhur me  strehimoren  e qenve endacak. Se cilat shërbime kryhen atje, kurse  ai tha se ne kemi një kompani që  i trajton se qentë endacak.

Lidhur me vendosjen e kamerave  të sigurisë raportoi drejtoresha  Ramize  Shala  e cila  tha se   në bazë  të menaxheres   kamerat  tashmë  janë mjaftë funksionale. Tani me  ka filluar edhe  faza e dytë që ne unazën e  qytetit që të  fillojnë  vendosja e kamerave   , por  jemi  në  bashkëpunim edhe me  policinë   në marrëveshje  për ti vendosur  kamerat ku  është më e nevojshme.  

Pastaj ka pasur edhe sygjerime tjera  lidhur  ruajtjen e  varrezave .