Kolapsi energjetik, KEK-u thërret konferencë për media

Korporata Energjetike e Kosovës (KEKO) do të mbajë sot konferencë për media, nga ora 19:00 në Termocentralin “Kosova B” – Obiliq.

Sipas KEK-ut, qëllimi i konferencës është informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim.

Në këtë konferencë do të flas kryeshefi ekzekutiv i KEK Gramos Hashani.

KESCO gjatë ditës tha se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim.

“Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit”, u tha mes tjerash në njoftimin e saj.