Komiteti për Politikë e Financa në Prizren, rekomandon pesë pika për mbledhjen e së hënës në kuvend

Komiteti për Politikë e Financa në Prizren, e ftuar sot nga kryesuesja Antigona Bytyçi, e ku ishte prezentë edhe nënkryetari Kujtim Gashi erdhi me rekomandim për gjashtë pika për mbledhjen e së hënës në kuvend komunal, por pasi lidhur me raportin e njësisë së të Drjetave të Njeriut dhe Barazi Gjinore mungoi zyrtarja kjo pikë u shty për mbledhjen tjetër, në këtë takim morën pjesë 8 anëtarë të KPF-së. Lidhur me shqyrtimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore raportoi zyrtari i Buxhetit Lulëzim Sylejmani, kurse për furnizimin me ujë të pijes ishte prezentë ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Hidroregjionit jugor Fadil Berisha, Në mbledhje së hënën edhe kryetari Totaj ka konfirmuar se do të raportojë për gjashtëmujorin e komunës. Kurse kryesuesja me këtë rast tha
Mbledhje e radhës do të mbahet e të hënën më fillim në ora 10.00