Komuna e Prizrenit dhe njësia e CIMIC-ut bëjnë prezantimi mbi menaxhimin e krizave dhe komunikimin me publikun.

Dje, u bë prezantimi mbi menaxhimin e krizave dhe komunikimin me publikun, i organizuar nga Njësia CIMIC e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 15 komuna të rajonit perëndimor, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, komandantë dhe drejtoritë komunale të emergjencave. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i kapaciteteve institucionale për përballimin e situatave emergjente, si dhe zhvillimi i aftësive për komunikim efektiv dhe transparent me publikun dhe mediat gjatë krizave.