Komuna e Prizrenit-DSHP-ja edhe me një projekt tjetër në shërbim të qytetarëve..

Komuna e Prizrenit, apo qeveria Totaj, në mesin e qindra projekteve kapitale dhe në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre, sot,DSHP-ja edhe me një projekt tjetër në shërbim të qytetarëve. Kështu binomi Totaj-Lamaj e tjerët, po tregojnë përkushtim të palodhur që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në krye te premtimeve të tyre
Kryetari Totaj sot, ne adresën elektronike të tij njofton;
‘’Ju njoftojmë se në kuadër të projektit për ndërtimin e rrethrrotullimit në udhëkryqin ndërmjet rrugës “Ekrem Rexha – Tirana” dhe rrugës “Ramadan Bush” (nga KFORI Turk), më 08 prill 2025 (e martë) do të fillojnë punimet ndërtimore.
Ky rrethrrotullim është projektuar me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, lehtësimit të qarkullimit dhe organizimit më efikas të trafikut në këtë zonë. Po ashtu, ndërtimi i këtij rrethrrotullimi ka për qëllim të ndihmojë në shkarkimin e rrethrrotullimit ekzistues te ish “Bellona”, duke ofruar një rrjedhë alternative për qarkullimin e automjeteve dhe duke reduktuar ngarkesën në atë pikë të rënduar të komunikacionit.
Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe mbarëvajtjes së punimeve, ju ftojmë që t’i shmangni përkohësisht lëvizjet në këtë aks rrugor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!’’ kështu përfiton Prizreni e ngritte edhe mirëqenia e qytetarëve/QendraPress/