Komuna e Prizrenit, filloi punimet në lagjen’’ 2 Korriku’’ ku pritet të investohen 2,5 milion euro

Sot, kryetari i komunës së Prizrenit i bashkëshoqëruar nga drejti i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj Drejtori i Inspektorateve dhe të tjerë përurimin fillimin punimeve ne rrugore të lagjes ‘’2 Korriku’’ ku me këtë rast kryetari Totaj tha se ky projekt ishte edhe premtim i yni elektoral, por për shkak të disa angazhimeve dhe prioriteteve tjera nuk kemi arritur deri sot, të fillojmë punimet këtu. Por ja sot erdhe momenti dhe tashmë po fillojmë punimet këtu tha kryetari Totaj.
Drejtori i Shërbimeve Publike Çele Lamaj me këtë rast ka sqaruar se edhe ky është njëri nga projekt madhore të komunës, Njësoj presim se do të fillojmë punime të këtilla edhe në lagen’’Jeta e Re’’ dhe pastaj ka vazhduar , Ai tha se tashmë me projekte të këtilla drejtoria jonë ka jo më pak se 200 projekte të ndryshme duke u kryer në terren
Kurse kuvendari i kësaj lagje Shkelzen Kastrati tha se pas një pritje sot edhe këtu komuna po investon njërin nga projekte më të madh na lartësi prej 2, 5 milion euro. Kjo padyshim se do ta rregullojë dhe jetesën e këtyre banorëve tha ai.
Investimet e komuna s sot kanë filluar edhe në rrugën ‘Sadik Rexhaj’’