Komuna e  Prizrenit ndihmon 355 familje me zahire dimri

 Edhe këtë vit si viteve tjera  Komuna e Prizrenit , gjegjësisht, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Prizren, ka realizuar shpërndarjen e druve për ngrohje si dhe pakove ushqimore e higjienike për vitin 2025. Përfituesë të kësaj mbështetjeje janë rastet skamnore nga komuniteti: turk, boshnjak, serb, rom, ashkali dhe egjiptian. Në  përgjithësi këtë  vit, ndihmat janë  shpërndarë për 355 familje. Tani kur koha e ftohët ka filluar këto ndihma  padyshim se  janë  të mirëseeardhura  për ato familje  me gjendje  të rëndë  ekonomike.