Komuna e Prizrenit shtroi një iftar me përfaqësues të KBI dhe personalitete tjera politike dhe zejtare

Komuna e Prizrenit dhe i pari i kësaj komune Shaqir Totaj, me stafin komunal e ku ishin edhe nënkryetari Kujtim Gashi dhe kryesuesja e kuvendit Antigona Bytyçi, mbrëmë në frymën e solidaritetit, për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, organizuam iftar me personalitetet e qytetit dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, që ishte moment uniteti e kremtim i bashkëpunimit të vazhdueshëm, në qytetin e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë. Në këtë iftar të përbashkët ishin pos personaliteteve të shumta kryetari i KBI Valon efendi Ibrahimi,kryekonsulli i Turqisë në Prizren Xhelal Dojan, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të subjekteve politike si Duda Balje, nga LDK, AAK-ja e subjekte tjera, kuvendarë dhe përfaqësues të zejtarëve, ku nën lutje e dua të iftarit kryetari Totaj ka uruar të gjithë të pranishmit dhe tha se ky iftar shtrohet për të përbashkuar në një iftar të gjithë bashkërisht sepse ky është edhe muaj i solidaritet dhe këtu ju mund ët këmbeni edhe miqësi e dashur për këtë muaj të shenjtë tha i pari i komunës

Kurse të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i KBI-së në Prizren Valon efendi Ibrahimi, i cili tha se në të gjithë bashkë këtu bashkohemi për të pasur një dashamirësi më ët madhe, Ai nuk harroi të rikujtoi edhe një thënie të rilindësit Sami Frashëri që thotë se rrugë deri te mirësia është e shtruar me gjemba, por edhe nëpër ato gjemba duhet ecur për ët arritur tek e mira dhe uroi për këtë iftar.
Shumë të pranishëm që shin në këtë iftar e falënderuan komunën që i përbashkoi në këtë iftar të përbashkët ,sepse këto takime kanë edhe mesazhin e madh të këtij muaj të shenjtë,