Komuna e Prizrenit të mos përsërit gabimet në ITP apelon Oda e Prizrenit

  Përmes kryetarit të Odës e Prizrenit  Mrs .Afrim Tejeci ,  i cili apelon që bizneset prizrenase nuk janë  të kënaqur me ITP .

Komuna e Prizrenit me anë të Riparcializimit të mos bëj gabime ! ITP është më tepër se një park klasik.

Qeveria e Kosovës është zotuar në bashkëfinancimin e këtij projekti.

Por, përtej investimeve financiare që janë bër ,nuk është arritur të kthejnë investimin i cili është bërë për krijimin e tyre .Qëllimi kryesor i ITP është dashtë të jetë në mbështetjen e bizneseve dhe rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit ,duke përfshirë dhe diasporën.

ITP ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Prizren ,duke i ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive afariste ,nxitjen e investimeve private ,prodhuesve si dhe të ndihmojë në zhvillimin përgjithshëm ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës!

Por pse nuk po ndodh ku qëndron problemi,pse nuk u morën për bazë ankesat e shumta të bizneseve rreth kritereve ?

ITP ka dështua për shkak menaxhimit të dobët,kushtëzimeve,kritereve të pa arsyeshme që për biznese ishin të papërballueshëm.

Nga bizneset që kishin aplikua mbi 500 dhe ishte në rritje numri i të interesuarave u larguan !

Sot në këto hapësira 40 hektarësh me 52 ndërtesa e sa te tjerë mund te ndërtohen ,janë të vendosur disa OJQ dhe numër i vogël bizneseve.

Kryesisht në këto hapësira janë të vendosur përfituesit e projekteve nje apo disa vjeçare qe kane pasur përfitime “grante-donacione”nga Qeveria ,Ambasadat,apo Komuna me projekte afat shkurta ,disa individ qe u pasuruan brenda natës.

ITP ofron lloje të ndryshme hapësirash ideale për biznese,por kriteret duhen të jenë përputhje me kërkesat e bizneseve .

S’mundet në ITP të vendosen vetëm Teknogji e Informative,etj…,Bizniset Prizrenas kanë Prodhim,Zejtari,traditë të punës ku mund të konkurroj tregut jashtëm…

Vitet po na ikin,të rinjtë murrën rrugën e migrimit ,reaguam si Odë e Prizrenit,nuk u murrën për bazë,mbasi përfaqësyesit e shoqatave tjera të Prizrenit nuk na u bashkëngjiten.

Parku gjendet në territorin e Prizrenit,por komuna nuk ka drejte apo kompetencë ,te ndikoj në ndonjë vendimarje !

Prandaj ,kërkojmë nga qeverisja lokale te mobilizohet dhe të kryej sa më shpejtë Riparcializimin e Parkut Biznisit ,me në fund bizneset të gëzojnë këto hapësira dhe të zhvillojm ekonomin e qytetit tonë .

Funkcializimi i parkut të biznesit do të jetë potencial për krijimin e vendeve të punës këto hapësira do të ndihmojnë bizniseve .

Nga gabimet e ITP ,të shpresojmë Komuna do të dëgjoj zërin e bizneseve dhe do të kthejmë imazhin e qytetit ndërmarrës e zejtarë.

Shpresojmë,besojmë që qeverisja lokale do të punon në rimëkëmbjen ekonomisë,programe të veçanta për biznese, diasporën që të investoj,të bëjmë shendimin e vendit në nivel ekonomikisht të qëndryshëm ku sektori privat duhet të jetë burim kryesor i punësimit.

Prizreni ka traditë dhe presim me padurim që më në fund bizneset të gëzojnë këto hapësira të shumë pritura.apelon  Oda e Prizrenit. Në këtë temë edhe në të ardhmen do ta  ngrisim yçroin per të drjtat e bizneseve prizrenase pohon drejtori Tejeci./www.QendraPress.com/