Komuna e Skenderajt mbajti Akademi për Haxhi Thaçin ,baba i ish presidentit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura,hapi akademinë përkujtimore duke përshëndetur të pranishmit e shumtë personalitete nga Kosova Shqipëria dhe vende tregoi bisedën e fundit që ka pasur me babanë e Thaçit, Baca Haxhi shpresonte se Hashim Thaçi do të lirohej.
“Edhe pak ditë e mjekët më thanë që kysmet vij në Burojë. Po vjen pranvera me lule e natyrë të mirë, e me ymyd që po vjen edhe Hashimi.
Kryetari i PDK- së Memli Krasniqi, me këtë rast tha se Baca Haxhi nuk ishte vetëm i juaji por ishte i gjithë Kosovës edeh Bedri Hamza gjithashtu foli me shumë emocione për Bacën Haxhi e për ish Presidentin Hashim Thaçin
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama tha “Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin e thellë për këtë familje të njësuar me historinë e Kosovës, falë njërit prej djemve të tij, Hashimit. Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë jam këtu me ty nana Hyrë, sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht, nëna e një politikani. E kam përjetuar, pranë nënës së Edit. Jam këtu me gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër një udhëheqësi, aty ky fryn dhe nuk pushojnë erërat e forta, e përjetoj çdo ditë”, tha Linda Rama.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzllëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin dhe sakrificat, për njerëzit, kombin dhe atdheun”, pohoi kreu i parlamentit shqiptar në podiumin e palestrës “Ilaz Kodra
Akademin e përmbylli djali i ish Presidentit nipi i Bacës Haxhi
Endrit Thaçit: ai tha nuk e lejuan babin as t’ia gjuajë gjyshit një grusht dhe të Drenicës
Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin. Vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babait kur doli nga spitali.
Ai iu mbijetoi të gjitha vuajtjeve, por këto 4 vite nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë. Me vdekë pa u koritë, siç thoshte ai. Gjysh, as sot nuk jemi korit. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, tha Endrit Thaçi.