Konfirmohet Vetëvrasja në, Mamushë.

Ishte  mjaft shqetësues  informacioni  lidhur me  një  trup të pajetë i gjetur në Mamushë. Lidhur me këtë sot, zëdhënësi i Policisë  Rajonale në Prizren Vesel  Gashi , konfirmon  se  dje  rreth orës 8:50 nga Q.K.M.F Mamushë është pranuar informatë se aty është sjellë një person ku sipas mjekut ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima është sjellë nga vëllai i tij T/K dhe po dërgohet ne Spitalin e Prizrenit. Sipas ankuesit viktimën e ka gjetur në serën e tyre e cila gjendet afër shtëpisë, mbrapa. Rreth orës 10:05 nga Spitali rajonal ne Prizren jemi njoftuar se viktima është pa shenja jete dhe mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Lidhur me ketë janë informuar njësiti i hetimeve rajonale. Patrulla policore është në vendin e ngjarjes. Rreth orës 10:15 ne vendi e ngjarjes ka arritur Njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren. Hetuesit dhe njësitë te teknikes kriminalistike kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes si dhe janë mbledhë dëshmitë e nevojshme. Me urdhër te PTH trupi i pajete është dërguar ne IML për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Vazhdon procedura hetimore për sqarim te motivit dhe rrethanave tjera lidhur me rastin, njofton zëdhënësi Gashi