Konkurs letrar

KONKURS për Orën Letrare “Takimet e de Radës 2026”
Këshilli Organizativ i Takimeve të Qershorit, të riemëruara “Takimet e De Radës” shpall Konkurs për Orën Letrare, e cila organizohet me poetë nga vendet e ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, viseve tjera shqiptare dhe Diaspora. Ndonëse këtë vit, në kuadër të këtyre takimeve, përkujtohet 300 vjetori i vendosjës së bashkëkombasve tanë në Zarë të Kroacisë dhe rrethinën e saj, përmbajtja e poezive mund të jetë me motiv patriotik, social etj.
Tre vendet e para, me poezitë më të bukura, të vlerësuara nga Juria Profesionale, do të shpërblehen me sa vijon:
Vendi i parë – 200 euro
Vendi i Dytë – 150 euro
Vendi i tretë – 100 euro
Do ketë shpërblime tjera motivuese për krijues të rinj.
KUSHTET: –
Kandidati mund të konkurrojë vetëm me një poezi; – Poezia nuk mund të jetë më e gjatë se katër strofë; – Konkurrimi bëhet me shifër, jo me emër; – Poezia duhet të jetë e pabotuar në libër a rrjete sociale; – Kandidati më vete duhet ta ketë një kopje të poezisë; – Komisioni vlerësues s’mund jetë në konkurrencë; – Konkursi është i hapur deri më 1 qershor, në ora 24.00, Takimet mbahen të shtunën e parë të qershorit, më 6 qershor, në ora 11.00, në Sallën e re të Qendrës pastorale në Llapushnik.
Të gjitha poezitë, kumtesat shkencore dhe veprat e artit figurativ (pikturat), do të botohen me një libër të veçantë dhe të ndahet falas për pjesëmarrësit. Këshilli Organizativ konkurruesve iu dëshiron suksese! Poezitë mund t’i dërgoni në adresën: jeronimderada2026@hotmail.com