Kosova e 9-ta në botë dhe e vetmja në Europë, ndër vendet më bamirëse në planet 
Një raport i kryer nga “The World Giving Index” (WGI), e rradhit Kosovën si një ndër 10 vendet më bamirëse në botë. Raporti i publikuar së fundmi merr në konsideratë tre elementë për të përpiluar një liste me vendet më bamirëse. Së pari ndihma për tjetrin, dhurimi i parave dhe së fundmi koha vullnetare e kushtuar. 10 vendet e para me bamirese Ndërkohë Shqipëria rezulton të jetë shumë poshtë, konkretisht në vendin e 65-të. Një rezultat jo fort i mirë në krahasim me Kosovën. Indonezia vijon të mbetet i pari shtet më bamirës në botë kjo për shkak të fesë Islame dhe kulturës së të dhënit diçka nga vetja për tjetrin. Sipas studimit të kryer, mëse 8 nga 10 indonezianë kanë dhuruar para gjatë vitit 2020. Veçanërisht gjatë muajve të pandemisë, ku Zekati shërbeu për të ndihmuar njerëzit në nevojë, thotë studimi, të cilin mund ta gjeni të plotë