Kosova ka kaluar faza të rënda gjatë historisë së saj.-Shkruan;Bashkim HOXHAJ,analistë politik

Kosova ka kaluar faza të rënda gjatë historisë së saj.  Përpjekjet për t’u liruar nga pranga nuk janë ndalur në asnjëherë. Më në fund, lufta e armatosur e UÇK’së dhe NATO’s i kurorëzoi gjitha ato angazhime të shqiptarëve për Liri, shtetformim demokrarik.

-Në luftën për liri, nën emblemën e UÇK’së kanë rënë dëshmorë djem dhe vajza, fare të rinjë, madje nën 18 moshën vjeç. Duke hequr dorë nga jeta familjare ku ende po rriteshin dhe ëndrrat e tyre rinore, ata zgjodhën rrugën e sakrificës; atë të përjetësisë. Erdhi një momentum ku angazhimi për liri nuk mund të ndodhte pa luftë, po lufta prodhonte gjakderdhje, humbje jetësh dhe shkatërrim të të mirave materiale . Luftëtari i lirisë përveç rrezikut personal, ai i ka patur para sysh edhe pasojat e familjes. Mosdeklarimi i identitetit për tu thirrur me pseudonime në të shumtën e herave ka ndodhur pikërisht për çështje kujdesi të mosrrezikimit të familjes e jo punë mendjemadhësie siç përpiqen t’i intepretojnë sot ironizuesit, mohuesit, të paditurit, inferiorët dhe ish-sabotuesit e luftës për liri.

-Në anën tjetër, jo pak burra të pjekur për nga mosha e me përvojë prej ushtrisë së kryer jugosllave, atëbotë përveçse nuk denjuan të shprehnin gatishmëri angazhimi në asnjë variant të luftës për liri, ata pa hezituar u futën në korin e propagandës fyese e linçuese për t’ja adresuar UÇK’së.

Fillimisht UÇK u etiketua “si dorë e padukshme, me gjasë e krijuar nga shërbimet sekrete serbe”! :

– si grupe të frustruara -patriot lokal -marksistë-leninistë

-komunistë,

– të kuq

-dorë zgjatur e Fatos Nanos “në kontekst të qëllimit të përmbysjes së pushtetit (fiktiv) të të Rugovës” dhe ndërtimit të premisave për “pamundësimin e arritjes së cakut final, arë “të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës” ! Aq larg pati arritur marrëzia propagandistike sa të të ngrisnin pikëpyetje mbi qëllimin e dikujt ose atyre që u ofruan t’i ndërronin jetërat e tyre me lirinë e popullit të cilit i përkisnin.

Gënjeshtrat në adresë të çlirimtarëve, ashtu si në të kaluarën dhe sot, ma asnjë ekuivok janë gatuar dhe vazhdojnë të gatuhen në kuzhinat antishqiptare. Nuk ka asgjë të tepërt në nënvizime kur thuhet, se: “Lufta e UÇK’së ka qenë luftë e pastër çlirimtare, luftë e sakrificës sublime, 100% atdhetare, 100% liribërëse dhe “pavarësiste” !

Personalisht me habisin qëndrimet dashakeqe të njerëzve ose grupeve të caktuara që vazhdojnë vejnë në pikëpyetje kontributin e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave; të rreshtuar dhe të pozicionuar në USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS – UÇK !

– Nuk është lënë akuzë pa u lansuar, s’është lënë gënjeshtër pa u sajuar dhe përçuar… që të arrihet qëllimi i mohimit të luftës së armatosur çlirimtare të shqiptarëve.

-Shaktimi i konfuzioneve, orvatjet për të ndikuar te njerëzit nëpërmjet manipulimit emocional, përhapjes së pasigurisë dhe sabotatazhit psikologjik – kanë ndikuar jo pak në shkaktimin e premisave për tërheqje nga kontributet për lirinë e Kosovës të një mase jo të vogël shqiptarësh . Pasojat dezintegrimit të vullnetit dhe humbjes së motivit prej propagandës së qarqeve të errëta janë dukur qartë duke ndikuar bukur shumë në shkakrimin e ndjenjave apo qëndrimeve ambivalente të njerëze në raport me luftën e UÇK’së.

-Të tillët pra, ata që manipuluan, gënjyen, shkaktuan pasiguri, sabotazh psikologjik, dezinformim, dezintegrim të vullneteve, humbje të motivit në raport me luftën çlirimtare;

u përpoqën ta sabotonin dhe e sabotuan jo pak UÇK’në, të njëjtit, në shumë raste edhe pasardhësit dhe viktimat e manipulimit të tyre – sot mohojnë gjithëatë sakrificë, gjak, arritje pozitive… madje shkojnë aq larg sa t’i lavdërojnë kohët e errëta të sundimeve serbosllave.

*****

Personalisht nuk kam pritur mrekullira të shkopit magjik në rrethanat e Kosovës së pasluftës.

I vetëdijshëm, konstelacionet pos-luftë sjellin sfida jo të lehta.

Shoqëritë e traumatizuara që i janë ekspozuar tmerreve të luftës do të përballen me procese shpirërore shumë të rënda si pasojë e humbjes së njerëzve të tyre, dhimbjes dhe trishtimit, kolapsit emocional dhe depresionit; njerëzve u duhet kohë bukur e gjatë të mësohen të jetojnë pa praninë e më të dashurve të vrarë apo të zhdukur në luftë. “Çrregullimi i stresit postraumatik (PTDS) është sfidë në vete për tu rikuperuar. Njerëzit që kanë përjetuar tmerre që as nëpër filma nuk mund të shihen, e kanë të vështirë t’i heqin nga mendja ato që kanë përjetuar, parë dhe dëgjuar.

-Shkatërrimi infrastrukturës, ekonomisë, shëndetësisë, mungesa e shërbimeve sociale, integrimi i ushtarëve-luftëtarë në realitetin dhe rrethanat e reja, mungesa e institucioneve ose brishtësia e tyre për një sërë arsyesh, e bën jetën poskonfliktuale tepër sfiduese.

Marrë parasysh vështirësitë që ka kaluar Kosova:

– që nga koha kur ka qenë e pushtuar prej Serbisë,

-procesi i çlirimit, -ndërtimit të institucioneve demokratike, -pavarësimit dhe bërjes së shtetit, -ndërtimi i infrastrukturës, -ekonomisë,

– punësimet në sektorin publik dhe stimulimit të bizneseve, -diplomacisë aktive për njohjen e Kosovës nga shtetet tjera, -anëtarësimit në organizata ndërkombëtare,

-krijimi i Ushtrisë së Kosovës…

Kundruall realitetit dhe zhvillimeve pozitive, kundruall ngjarjeve të ndodhura në dobi të Kosovës. Kosova ka rilindur më 1999 falë vullnetit të saj, sakrificës, diplomacisë dhe ndihmës së mekanizmave relevantë ndërkombarë. Falë Zotit Kosova është ngjallur nga hiri. Mirëpo, elementët plëngprishëse, destruktive, antishtetërore dhe antikombëtare ende po sillen nëpër këmbët e Kosovës, fatkeqësisht. Elementë që dje ishin pengesë gjatë procesit të çlirimit të Kosovës, të njëjtit janë mjaft të zhurmshëm edhe sot. E keqja e kësaj është se këta njerëz, këto grupe, këto struktura… kanë krijuar ” bashkëmendimtarë dhe bashkëpunëtorë” gjithandej. Nuk mund të ndihesh rahat kur del në një treg fjala vjen, teksa dëgjon njerëzit që flasin me tone pozitive për të kaluarën jugosllave duke sharë e mallkuar liderët e lëvizjes çlirimtare, pavarësiste, shtetformuese, infrastrukturëndërtuese dhe përparimtare të cilit gjenden në Hagë. Më ka rastisur personalisht, sa jam detyruar të futem në debate pa e pasur në plan ! Elementë të tillë aq i janë nënshtruar efektit të trushpërlarjes sa janë në gjendje të të rëndojnë e të gatshëm edhe për përballje fizike, nëse e gjejnë terrenin.

Zoti e drejtoftë këtë vend./QendraPress/